LAJMI I FUNDIT:

Si psikologe që ndihmon ukrainasit, jam dëshmitare e traumave të tmerrshme të luftës

Si psikologe që ndihmon ukrainasit, jam dëshmitare e traumave të tmerrshme të luftës
Pamje nga metroja e Kharkivit, e shndërruar në strehimore (foto: Carol Guzy/ZUMA Press Wire/REX/Shutterstock, 28 prill 2022)

Nga: Anna Shilonosova / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Të katër gjyshërit e mi mbijetuan gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe, të katërtit, mezi pranonin të flisnin për të – për gjërat pasi i mbijetuan rrethimit të Leningradit ose pasi u kthyen të plagosur nga vija e frontit. Në rastet e rralla, kur ata rrëfeheshin, kujtimet i linin të dërrmuar.

Stresi post-traumatik (PTSD) që kanë përjetuar gjatë gjithë jetës, mbase ishte një prej arsyeve pse u bëra psikologa. Doja të bëja diçka për t’ia dhënë fundin rrethit vicioz të traumës, abuzimit, vetëneglizhimit dhe frikës. Por, gjatë trajnimit tim unë kurrë nuk kam mundur ta parashikoj mënyrën se si do t’i zbatoj aftësitë e mia, një dekadë më vonë.

Më 25 shkurt, një ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, dola vullnetare për t’iu bashkuar disa linjave telefonike të krizës, ku psikologët punonin për t’i mbështetur të prekurit nga lufta. Nuk munda ta ndaloj luftën, por të paktën mund të përpiqesha për ta pakësuar dëmin. Kolegët e mi vijnë prej vendeve të ndryshme – disa nga psikologët ukrainas vazhduan të punonin në mes të bombardimeve, ndërsa të tjerët janë evakuuar në vend më të sigurt. Shumë prej nesh, përfshirë edhe mua, jetojmë jashtë vendit, jemi të sigurt – një privilegj që shpeshherë merret si i mirëqenë.


Gjatë javëve të para të luftës, shumica e ukrainasve që dërguan mesazhe ose na telefonuan, sapo ishin evakuuar ose ishin ende në zonat me granatime të rënda. Ata që arritën të shpëtonin, vuanin nga faji i të mbijetuarve, së bashku me tronditjen e luftës në përgjithësi. Ata që qëndruan, përjetonin tronditje në një mënyrë tjetër, duke u orientuar nëpër gozhdët e tyre të përditshme të ankthit.

Klienti im i parë ishte një person që mbeti i rrethuar në Ukrainë. Për ditë të tëra, e gjithë familja ishte fshehur në një strehimore për bomba dhe të gjithë përjetonin sulme paniku, pjesërisht nga përgjegjësia e papritur për t’u kujdesur për të afërmit e moshuar dhe për manarët shtëpiakë. Duhej të merrnin atë lloj të vendimeve me të cilat askush nuk duhet të përballet.

Teksa lufta po zhvillohet, toleranca e të gjithëve ndaj stresit po bëhet gjithnjë e më e hollë. Ata që ikën nga Ukraina raportuan për apati dhe humbje të vullnetit për të jetuar. Traumat e vjetra janë rishfaqur, duke u kapur pas sigurisë, gjë që ua bënte frymëmarrjen më të vështirë. Ata që ende ishin të rrethuar, dobësoheshin mendërisht dhe fizikisht dhe e kishin më të vështirë ta përballonin mungesën e gjumit dhe nivelet e vazhdueshme të tensionit dhe vigjilencës. Në situatat e tilla, mënyra kryesore se si mund të ofrojmë mbështetje është duke i vërtetuar ndjenjat e personit; duke i ndihmuar ata që të gjejnë gjërat që mund t’i kontrollojnë; si dhe gjetja e teknikave funksionale të vetërregullimit, të tillat si relaksimi i trupit ose teknikat e frymëmarrjes.

U bë normë e frikshme të marrësh mesazhe nga njerëzit që ia dolën të hyjnë në internet në pauzat mes fshehjeve nëpër strehimore. Megjithatë, askush nga ne nuk mund t’ia qëllonte nëse një vonesë në përgjigje nënkuptonte se personi nuk kishte lidhje në rrjet ose se nuk ishte më gjallë. Mesazhet e tilla si “ndihem i shterur”, “kam nevojë për telefonatë urgjente” dhe “më duhet të flas me dikë, ndiej se jam ka rënduar”, nisën të shfaqen më shpesh në bisedat e mbështetjes me specialistët tanë të brendshëm.

Si përgjigje ndaj kësaj, psikologët të cilët janë të specializuar në mbikëqyrjen e mbështetjes, nisën të organizojnë uebinare dhe video-konferenca për ta ndihmuar njëri-tjetrin për ta përballuar tensionin e krijuar nga seancat. Një grup terapistësh të lëvizjeve të vallëzimit, nisën së fundmi një seri takimesh virtuale ku tregojnë se si kërcimi dhe lëvizjet mund të përdoren për ta përballuar stresin. Më duken shumë të rëndësishme nismat të tilla: sepse, nëse lodhemi tash, nuk do të jemi në gjendje më të ndihmojmë.

Mesazhet si ky na japin vullnet të vazhdojmë: “Faleminderit që më ndihmove ta gjej forcën për ta lënë burrin tim që të shkojë në luftë”; “Faleminderit për këtë bisedë, kisha nevojë të më dëgjonte dikush”; “Mora guximin ta provoj evakuimin dhe tash jam në një vend të sigurt.”

Gjyshja ime – nga gjyshërit që ende jeton – përpiqet t’i rijetojë pa lot kujtimet e saj të kohës së luftës. Por, e thekson rëndësinë e së vërtetës, veçanërisht për kohën në të cilën po jetojmë, dhe të ruajtjes së këtyre kujtimeve. Kohët e fundit, unë dhe familja ime kemi kaluar orë të tëra në video-lidhje, teksa këto përvoja ajo i ndan me ne.

Për ta nderuar punën e kolegëve të mi, e nisa së fundmi një projekt dokumentar, duke i marrë portretet e tyre përmes video-telefonatave. Është e rëndësishme ta kesh regjistrime të kësaj pjese pothuajse të padukshme të luftës. Kur ta publikoj projektin, më vonë gjatë këtij viti, shpresoj se lufta do të përfundojë. Por, mbetet një vëllim i madh i punës që duhet bërë, për riparimin e traumave. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori