LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Mendoj për Liverpoolin, jo për Mbappen

Ancelotti: Mendoj për Liverpoolin, jo për Mbappen

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti garanton se ai është plotësisht i fokusuar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit dhe jo në nënshkrimin e mundshëm të Kylian Mbappe.

Italiani është bërë trajneri i parë që kualifikohet për herë të pestë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe mund të bëhet i pari që ka ngritur katër herë trofeun më të rëndësishëm evropian për klubet.


Çuditërisht, e vetmja finale e Ligës së Kampionëve që ai ka humbur në karrierën e tij si trajner është ajo në sezonin 2004/05 kundër Reds në Stamboll.

Ancelotti po kalon disa ditë të ngarkuara në Bernabeu me kampionët e La Ligës të lidhur fort me një lëvizje të lirë për Mbappen dhe tashmë ka komentuar situatën.

Carlo Ancelotti zbulon formacionin për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit
Lexo po ashtu Carlo Ancelotti zbulon formacionin për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit

“Për momentin, unë jam duke menduar vetëm për finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë fillimisht Ancelotti në një konferencë për shtyp.

“Nuk kam asnjë dyshim për formacionin fillestar. Dyshimi i vetëm për të cilin kam shqetësimet se kush do të jetë më i rëndësishëm, ata që startojnë apo ata që do të nënshtrohen gjatë lojës”.

Ancelotti u pyet gjithashtu nëse tifozët madrilen e pyesin për nënshkrimin e Mbappes ndërsa ai ecën nëpër rrugët e Madridit.

“Ata nuk e bëjnë sepse unë nuk dal në rrugë. Shkoj në Valdebebas, pastaj shkoj në shtëpi me makinë. Unë ha në disa restorante të mira të Madridit, por ata më pyesin vetëm për finalen”, përfundoi italiani.

Real Madridi do të luajë nesër ndeshjen e fundit në La Liga kundër Real Betis. Ata kanë fituar titullin spanjoll këtë sezon, me Ancelottin duke u bërë trajneri i parë që fiton titullin vendas në pesë ligat më të mira evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori