Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock ka akuzuar Rusinë se po nxit një krizë botërore të ushqimit. Arsye për këtë është bllokimi i porteve ukrainase.
Në një takim të ministrave të Jashtëm të OKB-së në New York, ministrja Baerbock akuzoi Rusinë se po e përdor ai armë lufte bllokimin e eksporteve të drithit nga Ukraina.
“Përmes bllokadës së porteve ukrainase, shkatërrimit të hambarëve, rrugëve dhe shinave të trenit dhe veçanërisht arave të fermerëve, Rusia ka filluar një luftë të drithit, që po ndez një krizë botërore të artikujve ushqimorë”, tha Baerbock.
Për të, Rusia nuk zhvillon vetëm një luftë brutale me tanke, raketa dhe bomba, por edhe “me një armë tjetër të tmerrshme, por të pazëshme: urinë dhe privimet”. Kjo ndodh në një kohë, kur në Lindjen e Afërt dhe në Afrikë miliona vetë kërcënohen nga uria.
Sipas të dhënave të qeverisë gjermane, Rusia mban të bllokuar livrimin e 20 milionë tonëve me drithëra sidomos në drejtim të Afrikës veriore, Azisë dhe një pjesë të madhe e tyre ndodhet në portin e Odesës. Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj të drithit. Ishte SHBA ajo që i vendosi në axhendën e OKB-së konsultimet për sigurinë e furnizimit me ushqime në botë dhe ftoi 30 shtete në New York.
Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka rritur presionin ndaj Moskës.
“Rusia duhet të lejojë eksportin e sigurt nga portet ukrainase të drithit të magazinuar”, ka thënë Guterres.
Lufta do të zgjasë
Ndërkohë presidenti Volodymyr Zelensky e ka përgatitur popullin ukrainas për një luftë të gjatë. Në një fjalim me video të mërkurën në mbrëmje, ai i drejtua qytetarëve në zonat e pushtuara në jug, duke i dhënë shpresë, se Ukraina do t’i çlirojë ata.
Në këtë kontekst ai bëri të ditur edhe zgjatjen e të drejtës së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm edhe me 90 ditë të tjera deri më 23 gusht.
“Ushtria jonë dhe të gjithë ata që mbrojnë shtetin, duhet të kenë në dorë të gjitha mjetet ligjore për të vepruar në qetësi”, ka thënë Zelensky. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Trump: E gjithë bota po na grabit

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker