Rreth 250 mijë është numri i armëve ilegale që sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme janë në duart e qytetarëve të Kosovës. Bazuar në këtë shifër, i bie që çdo i shtati qytetar potencialisht mund të ketë një armë pa leje.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës të dërguara në adresë të Telegrafit, vetëm gjatë periudhës janar-prill të këtij viti janë konfiskuar 462 armë dhe 6 mijë municion pa leje.
“Në vitin 2020 janë konfiskuar 1135 armë dhe 32747 municion, kurse vitin e kaluar (2021) janë konfiskuar 1280 armë dhe 42031 copë municion”, thuhet në përgjigjen e policisë.
E përdorimi i këtyre armëve pa leje sipas ekspertit të sigurisë, Fadil Kajtazi, bëhet për për shkak të politikave të dobëta ndëshkimore.
Ai në një prononcim për Telegrafin tha se gjyqësori në Kosovë nuk po arrin të zhvillojë politika ndëshkimore sipas ligjeve në fuqi, për shkak të ndërhyrjes së politikës.
Këtu Kajtazi përmendi rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në gusht të vitit 2016, nga disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në këtë, rast sipas tij, institucionet kanë “mbyllur sytë”, duke ndërmarrë dënime “të buta”.
“E kemi rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga deputetët, është armë e kategorisë A, pra është vdekjeprurëse nëse përdoret në hapësira të mbyllura. Dhe e kemi parë që gjyqësori ndaj kësaj kategorie ka mbyllur sytë, ndërkohë që dënon persona që u zihet armatimi që e kanë nga gjyshi apo stërgjyshi, apo armatim që e kanë ruajtur nga koha e luftës”.
“Kemi pasur raste kur politikanë të ndryshëm kanë përdorur armë në ahengje dhe ndaj tyre janë ndërmarrë dënime shumë të buta. Pra, prirja e qytetarëve për të përdorur armët është për shkak të politikave të dobëta ndëshkimore”, deklaroi eksperti.
Ai shton se përdorimi i armëve pa leje në Kosovë do të vazhdojë edhe më tutje, pasi “as perandoria osmane e as pushtuesit e tjerë nuk kanë arritur t’i ç’armatosin shqiptarët me dhunë”.
Një gjë e tillë sipas Kajtazit mund të bëhet vetëm përmes vetëdijes qytetare.
“Atëherë kur shteti është i barabartë për të gjithë dhe garanton lirinë dhe sigurinë e qytetarëve, e me kalimin e kohës këta të fundit dorëzojnë armët apo i asgjësojnë ato. Shkaku pse qytetarët mbajnë armatim pa leje është se Kosova ka qenë një territor ku është zhvilluar një luftë”.
“Dhe e dyta, është se regjioni ka qenë gjithashtu një territor ku ka pasur trazira dhe luftë, sidomos trazirat e vitit 1997 në Shqipëri, ku janë hapur depot e armatimit. Ka ndikuar që një pjesë e madhe e armatimit të jetë në duart e qytetarët ndërsa një pjesë e atij armatimi sot e asaj dite tregtohet nga krimi i organizuar dhe persona të ndryshëm”.
Eksperti i sigurisë përmendi legalizimin e armëve si zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.
“Mendoj që kjo shtetit do t’i kursente shumë energji dhe mjete financiare sepse legalizimi i armës nënkupton që shteti ta dijë që posedon armë por mos të kesh të drejtë ta përdorësh atë. Nuk duhet të ketë afat të kufizuar, duhet të jetë e vazhdueshme”, përfundoi Kajtazi.
Ndryshe, në nëntor të vitit 2018 Ministria e Punëve të Brendshme pati marrë vendim që të legalizoj armët.
Shpallja e periudhës së legalizimit të armëve ishte 6 mujore. Sipas MPB-së, gjatë kësaj periudhe janë dorëzuar 2000 kërkesa për legalizim.
Ligji për armët rregullon kushtet për blerjen, posedimin, armëmbajtjen, ruajtjen, prodhimin, çaktivizimin, riparimin, e shumë çështje tjetra. Armët ndahen në kategorinë A, B, C dhe D varësisht prej karakteristikave të tytave, gjatësisë së armës, mekanizmit qitës etj.
Që një person të posedojë armë, sipas ligjit, duhet të posedojë aftësi të plotë ligjore për veprim, të posedojë aftësi psiko-fizike, të mos paraqesë rrezik për vetveten, për rendin publik dhe sigurinë publike, të ketë të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës e shumë kushte tjera që përcaktohen me ligj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit