LAJMI I FUNDIT:

“I gjithë trupi më dridhej, veshët më ushtonin”: Mbi 20 të lënduar, dëshmitarët rrëfejnë momentin e shpërthimit të fuqishëm në fabrikën kimike në Slloveni

“I gjithë trupi më dridhej, veshët më ushtonin”: Mbi 20 të lënduar, dëshmitarët rrëfejnë momentin e shpërthimit të fuqishëm në fabrikën kimike në Slloveni

Zjarri i shkaktuar nga shpërthimi i fuqishëm që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fabrikën kimike Melamin në qendër të Kočevje në Slloveni, është shuar gjatë paradites.

Por sipas të dhënave të fundit nga Administrata e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, mbi 20 persona kanë mbetur të lënduar, një person ka marrë djegie të rënda, dhe disa figurojnë si të zhdukur.


Ndërkohë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendasit e frikësuar thonë se në fillim menduan se shpërthimi ishte një sulm me bombë dhe madje Qendra Mjekësore Universitare e Lubjanës aktivizoi një plan për një katastrofë masive.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa që përveç objektit në kompleksin e godinës, i cili është dëmtuar rëndë, janë thyer edhe xhama të shumtë të objekteve përreth.

“Kemi gjendje të jashtëzakonshme. Një shpërthim i fortë tronditi gjithë Koçevjen”, citohet të ketë thënë një vendase.

Shpërthim në një fabrikë kimike në Slloveni, raportohet për të paktën dhjetë të lënduar
Lexo po ashtu Shpërthim në një fabrikë kimike në Slloveni, raportohet për të paktën dhjetë të lënduar

Ndërsa drejtoresha e bibliotekës lokale tha se ajo kurrë nuk kishte ndjerë diçka kaq të fortë – në fillim menduan se ishte një tërmet.

“I gjithë trupi më dridhej, veshët më ushtonin. Disa punëtorë ishin aq të frikësuar sa filluan të qajnë”, ka rrëfyer ajo, përcjell Telegrafi.

Pas shpërthimit, në të gjitha shkollat fillore në Koçevje, të gjitha dritaret janë mbyllur, ventilimi është fikur dhe të gjithë nxënësit kanë mbetur brenda.

“Dritaret u drodhën shumë. Dritaret që ishin të hapura u hapën dhe u mbyllën disa herë. Ka pasur panik tek fëmijët. Pamë shumë tym dhe zjarr të fortë”, ka thënë një drejtoreshë e një shkolle afër e cila shtoi se tani mundohen t’i qetësojnë fëmijët me aktivitete të ndryshme dhe të vazhdojnë mësimin.

Nuk dihet zyrtarisht shkaku i shpërthimit, por sipas informacioneve jozyrtare, ka shpërthyer kaldaja.

Fabrika në fjalë vlerësohet si një nga impiantet me rrezik më të lartë për mjedisin.

Kompania, e cila është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në rajon, është e angazhuar kryesisht në prodhimin e lëndëve për bojëra dhe llaqe dhe në industrinë e drurit, ndërtimit dhe tekstilit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori