LAJMI I FUNDIT:

Ylli merr fitoren e dytë ndaj Prishtinës në ‘Play-Off’

Ylli merr fitoren e dytë ndaj Prishtinës në ‘Play-Off’

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 79:70 (27:21, 14:6, 17:18, 21:25), në gjysmëfinalen e dytë të “Play-off”-it.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe në minutën e nëntë rezultati ishte 22:21, por një seri e suksesshme e vendasve bëri që periudhën e parë ta fitojnë me shifrat 27:21.


Kampionët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, kurse prishtinasit assesi të gjenin lojën e tyre dhe ishin të pasaktë në sulm, duke bërë që për dhjetë minuta të shënojnë vetëm gjashtë pikë, ndërsa rezultati i pjesës së parë ishte 41:27.

Kampionët rritën epërsinë edhe më shumë në çerekun e tretë, ku më e larta ishte 21 pikë, 51:30 megjithatë në fund të kësaj pjesë kryeqytetasit paksa u këndellën, duke bërë që shifrat pas 30 minutash në semafor të jenë 58:45.

Në dhjetë minutat e fundit, prishtinasit arritën të ngushtojnë shifrat, por pa arritur përmbysjen dhe Ylli triumfoi 79:70.

Te Ylli më i dalluari ishte Henrik Sirko me 31 pikë e katër kërcime, kurse te Prishtina u dallua Henry Dugat me 25 pikë, dhjetë kërcime e tetë asistime.

Kampionët avancojnë tani 2:0 në serinë gjysmëfinale të “Play-off”-it. Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Prishtinë, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori