LAJMI I FUNDIT:

Coutinho ishte i papërmbajtshëm ndaj Liverpoolit, turpëroi Van Dijkun dhe Alexander-Arnoldin me driblime magjike

Coutinho ishte i papërmbajtshëm ndaj Liverpoolit, turpëroi Van Dijkun dhe Alexander-Arnoldin me driblime magjike

Ylli brazilian i Aston Villas, Philippe Coutinho ishte në formë të jashtëzakonshme në ndeshjen e së martës mbrëma ndaj ish-skuadrës së tij, Liverpoolit.

Liverpooli mori një fitore të vështirë me rezultat 2-1 në udhëtim te Aston Villa në kuadër të javës së 33-të në Ligën Premier.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Duglas Luiz (3’) për vendasit, ndërsa Joel Matip (6’) dhe Sadio Mane (65’) shënuan për Reds.

Liverpooli barazoi rekordin e madh të Man Cityt në Ligën Premier pas golit të Manes kundër Aston Villa
Lexo po ashtu Liverpooli barazoi rekordin e madh të Man Cityt në Ligën Premier pas golit të Manes kundër Aston Villa

Megjithatë, njëri nga lojtarët më të mirë dhe më atraktiv të ndeshjes ishte padyshim ylli brazilian, Coutinho.

Coutinho ishte i papërmbajtshëm ndaj ish-skuadrës së tij dhe në dy raste turpëroi dy nga mbrojtësit më të mirë të skuadrës nga Anfield.

I pari që u turpërua nga Coutinho ishte mbrojtësi anglez i krahut të djathtë, Trent Alexander-Arnold, i cili në minutën e 33-të pa topin mbi kokë nga driblimi i Coutinhos.

Në pjesën e dytë, pre e lëvizjeve magjike të Coutinhos ishte holandezi Van Dijk, i cili pa topin në mes të kembeve, duke u turpëruar nga një driblim i bukur në minutën e 50-të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori