LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli barazoi rekordin e madh të Man Cityt në Ligën Premier pas golit të Manes kundër Aston Villa

Liverpooli barazoi rekordin e madh të Man Cityt në Ligën Premier pas golit të Manes kundër Aston Villa

Liverpooli bëri histori pasi Sadio Mane shënoi të martën golin e fitores kundër Aston Villas për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për titull, me Reds që arritën një rekord të Ligës Premier të vendosur nga rivalët e Manchester Cityt disa sezone më parë.

Reklama

Skuadra e Jurgen Kloppit u barazua me Cityn në krye të tabelës, pasi luftoi për të fituar në Villa Park kundër skuadrës së ish-lojtarit të tyre, Steven Gerrard.

Joel Matip ishte i shpejtë për të anuluar golin e hershëm të Douglas Luiz për vendasit, përpara se Mane ta shënonte golin e fitores pas pushimit – dhe ishte goli i yllit të Senegalit që do të thotë se ai ka hyrë sërish në librat e rekordeve.

Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Aston Villas për të mbetur hije e Cityt
Lexo po ashtu Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Aston Villas për të mbetur hije e Cityt

Me Manen që gjen rrjetën, tani do të thotë që tre lojtarë të Liverpoolit kanë shënuar shifrën e 15 golave ​​gjatë sezonit 2021/2022.

Sulmuesi bashkohet me sulmuesit e tjerë të Reds, Mohamed Salah dhe Diogo Jota në arritjen e numrit magjik, duke vërtetuar sulmin vrasës të Reds.

Golat e treshes së sulmit nënkuptojnë se ata janë vetëm skuadra e dytë në historinë e Ligës Premier që kanë tre lojtarë që arrijnë shifrën në një sezon të vetëm.

Këtë rekord e kishte arritur vetëm skuadra fituese e titullit të Cityt në sezonin 2013/14 ia doli me sukses falë treshes Yaya Toure, Sergio Aguero, dhe Edin Dzeko. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Ligat tjera
Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

Ligat tjera
Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

La Liga
Enigma me të cilën përballet Pochettino te Chelsea: 32 lojtarë në skuadër, nënshkrime, të huazuar, largime

Enigma me të cilën përballet Pochettino te Chelsea: 32 lojtarë në skuadër, nënshkrime, të huazuar, largime

Premier League
Shuma marramendëse që do të përfitojë Benzema gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite

Shuma marramendëse që do të përfitojë Benzema gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite

Ligat tjera
Interi i shet të gjitha biletat për tifozët që duan ta shikojnë finalen Ligës së Kampionëve brenda stadiumit Giuseppe Meazza

Interi i shet të gjitha biletat për tifozët që duan ta shikojnë finalen Ligës së Kampionëve brenda stadiumit Giuseppe Meazza

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori