LAJMI I FUNDIT:

UP kërkon nga organet e drejtësisë ta trajtojnë me urgjencë rastin e sulmit fizik ndaj profesoreshës Latifi-Pupovci

UP kërkon nga organet e drejtësisë ta trajtojnë me urgjencë rastin e sulmit fizik ndaj profesoreshës Latifi-Pupovci

Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” thotë se me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për sulmin fizik ndaj profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë në UP, prof. asoc. dr. Hatixhe Latifi Pupovci.

Në reagimin e UP-së thuhet se “aktet e tilla janë sjellje të papranueshme dhe të dënueshme, e të njëjtat cenojnë rëndë misionin e UP-së të lidhur me krijimin dhe zhvillimin e shoqërisë tolerante dhe dhënien e ndihmesës në procesin e promovimit të demokracisë qytetare”.


“Me këtë rast, UP-ja u bënë thirrje organeve kompetente që aktin në fjalë ta trajtojnë më urgjencë dhe ndaj sulmuesit të shqiptojnë masën adekuate ligjore”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.

Profesoresha Latifi – Pupovci tregon motivet e sulmit ndaj saj nga gjinekologu Arsim Gashi
Lexo po ashtu Profesoresha Latifi – Pupovci tregon motivet e sulmit ndaj saj nga gjinekologu Arsim Gashi

UP-ja thekson gatishmërinë që të bashkëpunojë ngushtë më organet përkatëse, për të mundësuar zbardhjen e rrethanave dhe trajtimin e rastit në tërësi.

Ndryshe, profesoresha në, Hatixhe Latifi-Pupovci të martën pasdite është sulmuar fizikisht brenda ambienteve të fakultetit nga gjinekologu Arsim Gashi, prind i një studenti në këtë fakultet.

Profesoresha e Latifi-Pupovci, pas sulmit fizik, nga lëndimet e marra në fytyrë, ka marr tretman mjekësor në Klinikën Emergjente në Prishtinë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar incidentin e sotëm, kur është sulmuar nga specialisti i gjinekologjisë.

“Ka qenë një sulm krejtësisht i pa pritur dhe i pa provokuar, i shkaktuar nga motive të pa kuptueshme për mua”, ka thënë ajo. /Telegrafi/