LAJMI I FUNDIT:

Profesoresha Latifi – Pupovci tregon motivet e sulmit ndaj saj nga gjinekologu Arsim Gashi

Profesoresha Latifi – Pupovci tregon motivet e sulmit ndaj saj nga gjinekologu Arsim Gashi

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, Hatixhe Latifi-Pupovci, e cila të martën pasdite është sulmuar fizikisht brenda ambienteve të fakultetit, ka treguar arsyen se pse u sulmua nga gjinekologu Arsim Gashi, prind i një studenti në këtë fakultet.

Profesoresha e Latifi-Pupovci, e cila pas sulmit fizik, nga lëndimet e marra në fytyrë, ka marr tretman mjekësor në Klinikën Emergjente në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar incidentin e sotëm, kur është sulmuar nga specialisti i gjinekologjisë.


Ajo ka thënë se “ka qenë një sulm krejtësisht i pa pritur dhe i pa provokuar, i shkaktuar nga motive të pa kuptueshme për mua”, transmeton Telegrafi.

Sulmohet fizikisht Latifi-Pupovci, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë
Lexo po ashtu Sulmohet fizikisht Latifi-Pupovci, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë

“Studenti i pakënaqur me notën e provimit ka mënyra të tjera akademike për të kërkuar drejtësinë, ndërsa ndërhyrja e prindit është krejtësisht e pa pranueshme. Është për keqardhje që ky prind, edhe vet mjek, nuk e kupton  se sa me rëndësi është mbajtja e kriterit në një lëndë kyçe për formimin e çdo mjeku të ardhshëm. Por, zgjedh dhunën si rrugë për arritjen e qëllimit të vet”, ka shkruar Latifi-Pupovci.

Më tej ako thotë se |si duket specialisti i gjinekologjisë, dr. Arsim Gashi, nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet. Prandaj pres që ta merr dënimin e merituar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori