Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.
Ish-deputeti Visar Ymeri, ka thënë se prej vizitës së kryeministri Kurti në SHBA pritjet janë të larta.
“Së pari nuk është se ka pasur shumë njoftime se çfarë do të bëjë kryeministri atje. Takimin e vetëm që kemi parë është ai me shefen e MCC-së, që e vlerësoj shumë se është një projekt i rëndësishëm”, ka thënë Ymeri.
Ymeri ka thënë se marrëveshja për akumulimin e energjisë që Kurti ka nënshkruar me MCC-në është shumë e mirë.
“Marrëveshje për kapacitetet akumuluese për energjinë elektrike do të zgjidhnin një pjesë të mirë të problemeve që kemi veçanërisht me dallimin në konsum që kemi gjatë ditës dhe natës. Kjo është marrëveshje e mirë. Nuk po them që është mirë që jemi tërhequr nga marrëveshja për gazin, por pjesa tjetër e marrëveshjes për kapacitetet akumuluese është shumë e mirë”.
Ai megjithatë thotë se pritjet nga vizita e Kurtit janë më të mëdha se deri më tani që është parë.
“Për vizitën e Kurtit në SHBA, nuk është se dimë më shumë. Dje ka njoftuar se sot do të jetë në San Francisko ku do të takohet me disa kompani që merren me fushën e teknologjisë, që janë takime të nevojshme dhe të frytshme mund të jenë, por prej një vizite të kryeministrit natyrisht që presim më shumë. A do të kemi më shumë, nuk e di”, shtoi Ymeri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City