LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk pritet të shërbejë si CEO i përkohshëm i Twitter

Elon Musk pritet të shërbejë si CEO i përkohshëm i Twitter

Elon Musk pritet të shërbejë si CEO i përkohshëm i Twitterit për disa muaj pasi të përfundojë blerjen e rrjetit social prej 44 miliardë dollarësh.

Musk raportohet se siguroi rreth 7.14 miliardë dollarë nga miqtë dhe investitorët e tjerë për të blerë Twitterin, raporton cnbc.


CEO i Twitter, Parag Agrawal, ka udhëhequr kompaninë vetëm për disa muaj, pasi mori drejtimin nga Dorsey. Deri më tani, nuk ka pasur shumë diskutime nëse marrja e kompanisë nga Musk do të dërgonte në një ndryshim të lidershipit. Muajin e kaluar, Reuters raportoi se Musk kishte vendosur një CEO të ri për Twitter, duke cituar një burim të njohur me këtë çështje.

Agrawal u tha punonjësve gjatë një takimi se e ardhmja e Twitter është e pasigurt nën Muskin, sipas një raporti të veçantë të reuters.

Blerja e Twitter nga Musk vjen në një moment kyç për kompaninë. Agrawal ka thënë se do të fokusohet në rritjen e bazës së përditshme aktive të përdoruesve të Twitter dhe sjelljen e produkteve të reja për klientët.

Musk thotë se Twitter mund të vendosë një 'tarifë të lehtë' për bizneset dhe qeveritë
Lexo po ashtu Musk thotë se Twitter mund të vendosë një 'tarifë të lehtë' për bizneset dhe qeveritë

Musk, i cili është CEO i Tesla dhe SpaceX, së fundmi ka drejtuar prezantime para investitorëve, ku ka dhënë projeksione financiare bazuar në analizën e tij të Twitter.

Aksionet e Twitter u rritën deri në 3 për qind të enjten në mëngjes. Aksionet e Teslas ranë më shumë se 6 për qind. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mira Murati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale: Disa punë 'ndoshta do të zhduken', por ndoshta sepse 'nuk duhet të ishin aty'

Mira Murati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale: Disa punë 'ndoshta do të zhduken', por ndoshta sepse 'nuk duhet të ishin aty'

Teknologji
OpenAI vonon ardhjen e zërave ‘joshës’ të asistentëve të ChatGPT

OpenAI vonon ardhjen e zërave ‘joshës’ të asistentëve të ChatGPT

Teknologji
Qeveria amerikane me paralajmërim për shërbyesit civilë – u kërkohet të përditësojnë telefonat Pixel deri më 4 korrik

Qeveria amerikane me paralajmërim për shërbyesit civilë – u kërkohet të përditësojnë telefonat Pixel deri më 4 korrik

Teknologji
Motorola prezanton telefonat Razr 50 dhe 50 Ultra

Motorola prezanton telefonat Razr 50 dhe 50 Ultra

Teknologji
Bateria e ulët në telefonin tuaj? Zgjate jetën e saj me këtë zgjidhje të lehtë

Bateria e ulët në telefonin tuaj? Zgjate jetën e saj me këtë zgjidhje të lehtë

Teknologji
OpenAI vonon ardhjen e zërave ‘joshës’ të asistentëve të ChatGPT

OpenAI vonon ardhjen e zërave ‘joshës’ të asistentëve të ChatGPT

Kalo në kategori