LAJMI I FUNDIT:

Sylejman Selimi, anëtar i ri i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

Sylejman Selimi, anëtar i ri i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

Sylejman Selimi është emëruar të mërkurën anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në njoftimin e FFK-së thuhet se kontributi i Selimit në futbollin e Kosovës ka qenë i madh si para ashtu edhe pas luftës në Kosovë.


Selimi në të kaluarën ka qenë futbollist dhe ka luajtur për Malushgatin e Klinës (Dukagjinin), Buduqnostin e Skenderajt, ndërsa ka luajtur edhe për klubin e Drenicës.

“Sylejman Selimi ishte një nga futbollistet më të shquar të kohës. Gjatë viteve të 80-ta kur ishte në fillet e karrierës, Selimi mbrojti ngjyrat e klubeve, KF Malushgat (Dukagjini) dhe KF Buduqnosti nga Skenderaj, ndërsa në vitet 90’-96’, karrierën e tij prej futbollisti e zhvilloi në KF Drenica”.

“Ish-mesfushori drenicas ishte edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës të asaj kohe”.

“Dëshira për të kontribuar në zhvillimin e futbollit kosovar vazhdoi edhe pas luftës së fundit në vend, me ç’rast angazhimin e tij e vazhdoi në struktura udhëheqëse, në vitin 1999-2000 ishte president i  KF Drenica, kur edhe klubi ishte inkuadruar për herë të parë në Superligë, më pas në periudhën 2000-2001, Selimi ishte drejtor dhe më pas edhe kryetar i Klubit të Futbollit Prishtina”.

“Gjeneral Selimi asnjëherë nuk u shkëput nga futbolli, ai vazhdon të jetë pjesë e Ligës dhe Kombëtares së Veteranëve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sylejman Selimi ka qenë njëri ndër udhëheqësit e luftës së UÇK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori