LAJMI I FUNDIT:

Pezullimi i gazit rus në Poloni dhe Bullgari rrit çmimin në Evropë me mbi 20 për qind

Pezullimi i gazit rus në Poloni dhe Bullgari rrit çmimin në Evropë me mbi 20 për qind

Çmimi i gazit në Evropë u rrit me 24 për qind pasi Gazprom rus pezulloi eksportin në Poloni dhe Bullgari, për shkak të refuzimit të këtyre vendeve për të paguar atë me rubla.

Çmimet referente evropiane të gazit u rritën me 121 euro, për të arritur nivelin e tyre më të lartë, pothuajse shtatë herë më shumë se një vit më parë.

Polonia dhe Bullgaria janë anëtarët e parë të BE-së që kanë ndërprerë furnizimin me gaz nga furnizuesi kryesor evropian që kur Kremlini nisi agresionin ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt.


Gazi rus përbën rreth 40 për qind të importeve të BE-së.

Von der Leyen: Polonia dhe Bullgaria po marrin gaz nga fqinjët e BE-së
Lexo po ashtu Von der Leyen: Polonia dhe Bullgaria po marrin gaz nga fqinjët e BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se Polonia dhe Bullgaria po marrin gaz nga fqinjët e tyre të BE-së.

Me anë të një deklarate von der Leyen pezullimin e gazit e quajti “një tjetër provokim nga Kremlini” dhe akuzoi Moskën se po e shfrytëzon gazin për të “shantazhuar” bllokun.

Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi vendet evropiane të shënjestruara si “armike” të paguajnë gazin në rubla. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Botë
Kalo në kategori