LAJMI I FUNDIT:

Von der Leyen: Polonia dhe Bullgaria po marrin gaz nga fqinjët e BE-së

Von der Leyen: Polonia dhe Bullgaria po marrin gaz nga fqinjët e BE-së

Polonia dhe Bullgaria po marrin gaz nga fqinjët e tyre të Bashkimit Evropian, tha të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kjo vjen pasi gjigandi rus i energjisë, Gazprom ndërpreu furnizimin me gaz të polakëve dhe bullgarëve, pasi të dyja vendet refuzuan të paguanin gjigantin rus të energjisë në rubla, njoftoi kompania.


Në një deklaratë, Von der Leyen e quajti “një tjetër provokim nga Kremlini” dhe akuzoi Moskën se po e shfrytëzon gazin për të “shantazhuar” bllokun, raporton cnn.

Pezullimi i gazit rus në Bullgari, Petkov: Gazpromi po shantazhon
Lexo po ashtu Pezullimi i gazit rus në Bullgari, Petkov: Gazpromi po shantazhon

“Kjo është diçka për të cilën Komisioni Evropian është përgatitur, në koordinim dhe solidaritet të ngushtë me shtetet anëtare dhe partnerët ndërkombëtarë. Përgjigja jonë do të jetë e menjëhershme, e bashkuar dhe e koordinuar”, tha ajo në një deklaratë.

“Së pari, ne do të sigurojmë që vendimi i Gazpromit të ketë ndikimin më të vogël të mundshëm tek konsumatorët evropianë. Polonia dhe Bullgaria na informuan për situatën. Si Polonia, ashtu edhe Bullgaria tani po marrin gaz nga fqinjët e tyre të BE-së”, pohoi ajo.

Ndryshe, zyrtarja theksoi gjithashtu nevojën për partnerë të besueshëm energjetik, duke premtuar fundin e epokës së karburanteve fosile ruse në Evropë. /Telegrafi/