LAJMI I FUNDIT:

Pezullimi i gazit rus në Bullgari, Petkov: Gazpromi po shantazhon

Pezullimi i gazit rus në Bullgari, Petkov: Gazpromi po shantazhon

Paralajmërimi i Rusisë se po i mbyllte furnizimet me gaz Bullgarisë për shkak të kërkesave për të ndryshuar skemën e pagesave është një shkelje e rëndë e një kontrate aktuale dhe përbën shantazh, ka theksuar kryeministri Kiril Petkov.

Petkov tha se Bullgaria po rishikonte aktualisht të gjitha kontratat e saj me Gazprom, duke përfshirë transitin e gazit rus në Serbi dhe Hungari, sepse “shantazhi i njëanshëm nuk ishte i pranueshëm”.


Nga ana tjetër, ministri i Energjisë, Aleksandër Nikolov tha se Bullgaria ka paguar furnizimin me gazin rus për prillin dhe Gazprom do të shkelë kontratën aktuale nëse ndalon rrjedhën.

Pas Polonisë pezullohet importi i gazit rus në Bullgari
Lexo po ashtu Pas Polonisë pezullohet importi i gazit rus në Bullgari

“Për shkak se po respektohen të gjitha detyrimet tregtare dhe ligjore, është e qartë se për momentin gazi natyror po përdoret më shumë si armë politike dhe ekonomike në luftën aktuale”, tha Nikolov.

Vendi ballkanik plotëson më shumë se 90 për qind të nevojave të tij për gaz me furnizime nga Rusia sipas një kontrate afatgjatë që skadon në fund të këtij viti. /Telegrafi/