LAJMI I FUNDIT:

Pogba largohet nga grupi i WhatsAppit me bashkëlojtarët te United – dy gjigantët evropianë synojnë transferimin e tij

Pogba largohet nga grupi i WhatsAppit me bashkëlojtarët te United – dy gjigantët evropianë synojnë transferimin e tij

Paul Pogba, sipas The Mirror, ka marrë oferta për kontratë nga Paris Saint-Germain dhe Real Madrid ndërsa përgatitet të largohet nga Manchester United.

Francezi, fitues i Kupës së Botës do të bëhet lojtar i lirë në verë dhe, pasi pësoi një lëndim të parakohshëm, thuhet se është në proces të ndërprerjes së lidhjeve me të gjithë në Old Trafford.

Pogba po synon që të largohet sa më parë nga Djajtë e Kuq, ndërsa Los Blancos e parisienët po synojnë t’i marrin shërbimet e tij.


Mirror bën të ditur se mesfushori është larguar nga grupi i WhatAppit me bashkëlojtarët dhe nuk dëshiron të ketë më asnjë kontakt më të vogël.

Pogba ka kohë që ka paralajmëruar dëshirën e tij për largim, sidomos në krizën e rezultateve që po përjeton Unitedi.

Skuadra nuk po arrin të futet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, andaj largimi i tij është ndihmuar edhe nga kjo rrethanë.

PSG thuhet se është favorite për transferimin e tij, madje është e gatshëm që t’i ofrojë edhe më shumë të holla se sa merr te United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Ligat tjera
Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

Superliga
Kalo në kategori