LAJMI I FUNDIT:

PSG mund të duket edhe më i frikshëm në sezonin e ri – piketon katër top lojtarë

PSG mund të duket edhe më i frikshëm në sezonin e ri – piketon katër top lojtarë

Paris Saint-Germain mund të ketë një formacion krejtësisht të ri sezonin e ardhshëm nëse Antonio Conte merr drejtimin e skuadrës.

Raportimet shokuese dolën dje se Mauricio Pochettino do të shkarkohet nga posti i trajnerit të parisienëve dhe se italiani i Tottenhamit dëshiron ta pasoj.


Ata erdhën vetëm një ditë pasi skuadra e Poch rimori titullin e Ligue 1 nga Lille me një barazim 1-1 me Lens.

Mauricio Pochettino do të shkarkohet nga PSG, Antonio Conte në dispozicion për ta zëvendësuar
Lexo po ashtu Mauricio Pochettino do të shkarkohet nga PSG, Antonio Conte në dispozicion për ta zëvendësuar

Sipas Le Parisien, Pochettino do të largohet menjëherë – vetëm disa ditë pasi u refuzua për punën në Manchester United, duke humbur në duelin me Erik ten Hag.

Një takim mes drejtorëve të PSG-së dhe Pochettino zbuloi se asnjëra palë nuk dëshiron të vazhdojë marrëdhënien e tyre.

Pretendohet se Conte është i gatshëm të braktisë Tottenhamin më pak se një vit duke synuar ta marrë skuadrën nga kryeqyteti francez.

Tifozët 'kryqëzojnë' komentatorin që u tall me Ronaldon në triumfin e Messit me PSG-në në Ligue 1
Lexo po ashtu Tifozët 'kryqëzojnë' komentatorin që u tall me Ronaldon në triumfin e Messit me PSG-në në Ligue 1

Dhe ky mund të mos jetë ndryshimi i vetëm i madh në klub gjatë verës.

Më parë është raportuar se PSG dëshironte të nënshkruante me yllin e Manchester United, Marcus Rashford në verë, si një zëvendësues i mundshëm për Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez është lidhur shumë me një kalim te Real Madridi teksa i afrohet fundit të kontratës së tij në Parc des Princes.

Kështu mund të formohet PSG nën drejtimin e Antonio Conte

Rashford po përballet gjithashtu me një të ardhme të pasigurt me 24-vjeçarin që pretendohet se po shqyrton një lëvizje pas mungesës së kohës së lojës.

PSG gjithashtu ka zhvilluar bisedime për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku , sipas raportimeve.

Dhe perspektiva e ribashkimit me Conten, i cili fitoi titullin e Serie A me Interin sezonin e kaluar, mund të jetë joshëse.

Paris Saint-Germain fiton titullin e 10-të në histori të Ligue 1
Lexo po ashtu Paris Saint-Germain fiton titullin e 10-të në histori të Ligue 1

Kjo mund të çojë në një sulm të ri emocionues sezonin e ardhshëm – megjithëse Conte do të kishte një vështirësi për t’i përshtatur të dy në ekip me Lionel Messin dhe Neymar ende aty.

Dhe italiani ka të ngjarë të duhet të kalojë nga formacioni i tij i preferuar 3-5-2 në mënyrë që të përdorë gjithë atë talent sulmues.

PSG nuk ka ngurruar asnjëherë për të shpenzuar paratë as në të kaluarën – dhe lidhet po ashtu edhe me transferimin e Harry Kane.

Tifozët e PSG-së me siguri do të jenë të kënaqur me këtë formacion sezonin e ardhshëm

Por ka pasur edhe një tjetër yll të Ligës Premier që është lidhur me PSG-në.

Mesfushori francez, Paul Pogba, duket i sigurt se do të largohet nga Manchester United si një transferim i lirë në qershor – dhe kampionët duan ta sjellin atë në LIgue 1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori