PSG shënon dy herë në shtesë dhe ia merr një pikë Lilles - mbetet pa fitore në Ligue 1

Paris Saint-Germain ka shmangur humbjen në sekondat e fundit, duke barazuar 2-2 ndaj Lille në një ndeshje dramatike të xhiros së dytë të Ligue 1.
Lille e nisi më mirë dhe kaloi në epërsi në minutën e 21-të. Hakon Arnar Haraldsson, pas një kombinimi të bukur me Olivier Giroud, realizoi për 1-0.
PSG pati mundësi të barazojë, por vendasit arritën ta ruanin avantazhin edhe pas pushimit. Luis Enrique reagoi duke aktivizuar Khvicha Kvaratskhelian në fillim të pjesës së dytë.
45' I 1️⃣-0️⃣
𝑴𝒊-𝒕𝒆𝒎𝒑𝒔.
Superbe première période des Dogues qui mènent logiquement 1-0 face à Paris. Haraldsson a marqué le but lillois, mais c’est l’ensemble du onze qui livre une belle prestation 👏
Les Parisiens se sont montrés dangereux sur cette fin de première… pic.twitter.com/3vo471PdnQ
— LOSC (@losclive) August 28, 2026
Lille e dyfishoi epërsinë në minutën e 84-t. Dilane Bakwa, pas asistimit të Olivier Giroud, realizoi me një goditje të fuqishme për 2-0.
Kur dukej se Lille po shkonte drejt një fitoreje të madhe, PSG reagoi në mënyrë spektakolare në fund.
Në minutën e 90+1', Vitinha shënoi një gol fantastik nga distanca për 2-1, duke rikthyer shpresat e parisienëve.
Drama vazhdoi deri në sekondat e fundit. Në minutën e 90+5', Vitinha dha një krosim të shkëlqyer në zonë, ndërsa Marquinhos realizoi me kokë për 2-2.
⏱️ 90+5’ - C'est terminé à Lille !
Un point au mental au bout du temps additionnel ! 💪#LOSCPSG 2️⃣-2️⃣ I #Ligue1 pic.twitter.com/ZLrAodSHF6
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 28, 2026
Pas këtij barazimi, PSG mbetet pa fitore pas dy xhirove, me vetëm dy pikë të grumbulluara.
Lille, ndërkohë, lëshoi një epërsi prej dy golash në fund dhe mbetet me katër pikë pas dy ndeshjeve. Për vendasit, fitorja ishte shumë pranë, por PSG tregoi karakter të madh për ta shpëtuar ndeshjen në kohën shtesë. /Telegrafi/










































