Paris Saint-Germain ka përjetuar momente shqetësuese pak para fillimit të ndeshjes ndaj Lilles, pasi portieri Matvey Safonov u rrëzua në fushë gjatë nxehjes.

Portieri rus pësoi një incident gjatë përgatitjeve para ndeshjes, pas një përplasjeje me trajnerin e portierëve të skuadrës franceze.


Sipas raportimeve, Safonov u rrëzua në fushë menjëherë pas përplasjes dhe qëndroi për disa minuta i shtrirë në tokë, duke marrë ndihmën e stafit mjekësor të Paris Saint-Germainit.


Në momentin kur u raportua incidenti, ende nuk ishte bërë e ditur nëse Safonov do të ishte në gjendje të merrte pjesë në ndeshjen ndaj Lilles.

Portieri rus u transferua te Paris Saint-Germain me pritshmëri të mëdha dhe është një nga alternativat e rëndësishme në repartin e portierëve të klubit parisien.

Tashmë mbetet të shihet nëse incidenti gjatë nxehjes do të ketë ndonjë pasojë për Safonovin dhe nëse ai do të jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjet e ardhshme të PSG-së. /Telegrafi/

telegrafi sport app