LAJMI I FUNDIT:

“Do të vras ty dhe fëmijët”, gruaja nga Hajvalia kërcënon burrin pasi doli nga shtëpia

“Do të vras ty dhe fëmijët”, gruaja nga Hajvalia kërcënon burrin pasi doli nga shtëpia

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosje që ka ndodhur në Hajvali.

Sipas raportit të policisë thuhet se viktima mashkull ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare me datë 16.04.2022 kishte dal nga shtëpia, ndërsa me datë 22.04.2022 përmes telefonit e kishte kontaktuar viktimën të cilin e kishte kanosur se do ta vras atë dhe fëmijët.


E dyshuara nuk është hasur e as nuk është arritur që të kontaktohet nga policia.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/