Në Bruskel ka përfunduar pa marrëveshje takimi i së enjtes i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e targave dhe zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë se BE-ja shpreh keqardhje për mosarritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat në takimet e fundit në kuadër të dialogut, porse, në mungesë të marrëveshjes për një zgjidhje afatgjate, do të vazhdojë të vlejë regjimi i letrave ngjitëse.
“Të mërkurën grupet punuese për targat e automjeteve përfunduan punën e tyre në kërkimin e një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. BE-ja shpreh keqardhje pse nuk u arrit marrëveshja dje për çështjen e targave ndërmjet dy kryenegociatorëve. Pasi nuk ka një marrëveshje për zgjidhje të përhershme, regjimi i letrave ngjitëse do të vazhdojë të jetë në fuqi”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Stano, transmeton REL.
Ai ka deklaruar se Bashkimi Evropian, në cilësinë e lehtësuesit të dialogut, fton kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë të takohen përsëri në ditët në vijim në Bruksel që të pajtohen për rrugën përpara dhe të gjejnë një zgjidhje.
“BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare pret nga të dyja palët që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm, i cili do të mund të rrezikonte sigurinë në terren dhe do të komplikonte edhe më shumë përparimin në dialog”, ka thënë Stano.
Duke iu referuar takimit të fundit të kryenegociatorëve, që u zhvillua të enjten në Bruksel, Stano ka thënë se në atë takim u diskutuan edhe çështje tjera aktuale, përfshirë edhe zbatimi e marrëveshjeve të arritura më parë në dialog, si dhe përgatitja e terrenit për takimin e ardhshëm në nivel të lartë.
“Diskutimet për këto çështje do të vazhdojnë në ditët në vijim”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Edhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se marrëveshja për përdorimin e letrave ngjitëse është në fuqi dhe, sipas interpretimit të tij, ajo nuk ka skaduar e do të vlejë derisa të mos arrihet ndonjë marrëveshje tjetër.
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit në Bruksel të enjten, kishte thënë se Kosova do t’i qaset çështjes së lirisë së lëvizjes në të njëjtën mënyrë si Serbia. Ai kishte thënë se Kosova nuk do të bëjë veprime të menjëhershme.
Në BE vazhdojnë të kërkojnë nga palët që të tregojnë përmbajtje në mënyrë që të mos shihet përsëritja e tensioneve që kishin ndodhur në shtator të vitit të shkuar kur Kosova kishte nisur të zbatojë reciprocitetin, ndërsa serbët në veri të Kosovës kishin bllokuar rrugët.
Atëherë u arrit pajtim për një zgjidhje kalimtare, ndërsa mandati prej gjashtë muajsh iu dha grupeve punuese që të gjejnë një zgjidhje të përhershme. Ky afat ka skaduar të enjten dhe pajtimi për zgjidhje nuk është arritur në këtë afat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Mickoski: Qeveria vetëm momentalisht ndihmoi NQP Shkup-in, por nuk u zgjidh ende problemi përgjithmonë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë