LAJMI I FUNDIT:

Mediat italiane japin mendimet e tyre për golin e anuluar të Bennaccer në ndeshjen Inter-Milan

Mediat italiane japin mendimet e tyre për golin e anuluar të Bennaccer në ndeshjen Inter-Milan

Goli i anuluar i Ismael Bennacer në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit ka shkaktuar polemika dhe mediat italiane japin verdiktin e tyre për incidentin e ndodhur në pjesën e dytë në Giuseppe Meazza.

Goli i Bennacer u anulua pas një kontrolli të VAR-it për pozicion jashtë loje të shokut të tij të skuadrës Pierre Kalulu, i cili ishte përtej çdo mbrojtësi të Interit dhe, sipas gjyqtarit Maurizio Mariani, francezi ndërhyri në lojë.


Stefano Pioli shprehu zhgënjimin e tij pas fishkëllimës së fundit duke sugjeruar se mbrojtësi i tij nuk e penalizoi Handanovic dhe as nuk e pengoi portierin e Interit të kryente një pritje.

Pioli i tërbuar për golin e anuluar të Milanit: Interi as nuk u ankua!
Lexo po ashtu Pioli i tërbuar për golin e anuluar të Milanit: Interi as nuk u ankua!

Por, cili është qëndrimi i mediave italiane për ngjarjen?

Sipas La Gazzetta dello Sport, vendimi i Marianit ishte i diskutueshëm dhe pozicioni jashtë loje i Kalulu u duk si ‘pasiv’. Mariani u vlerësua me 5.5 dhe vendimi i tij u pa si i vetmi gabim i lehtë në lojë.

Il Corriere dello Sport dhe Tuttosport ofruan saktësisht të njëjtën pamje.

Gazeta me bazë në Romë tha se edhe Mariani kishte ‘më shumë se një dyshim’ para monitorit dhe nuk dukej plotësisht i bindur për vendimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori