Avni Sahiti dhe Fidane Spahija-Gjikolli janë emëruar anëtarë të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).
Këtë kërkesë të Qeverisë e kanë miratuar deputetët e shumicës të cilët gjithashtu kanë votuar edhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Me këtë ka përfunduar seanca e Kuvendit në të cilën ka dështuar miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, mocioni i Partisë Demokratike të Kosovës për formimin e komisionit hetimor dhe debati për sigurinë në vend, i kërkuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“65 deputetë kanë votuar dhe të gjithë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kështu që konstatoj që Kuvendi e mori këtë vendim, emërohen dy anëtarë të komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të cilët janë Avni Sahiti dhe Fidane Spahija-Gjikolli. Mandati i anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është pesëvjeçar pa të drejtën e riemërimit. Sa i përket vazhdimit të seancës, sepse na mbetën tri çështje mos harroni, marrëveshjet ndërkombëtare, mocioni procedural i PDK-së dhe debati për çështjen e sigurisë, shihemi kurdo që ta vendosim për vazhdimin e kësaj seance”, ka thënë Konjufca.
Seanca plenare ka vijuar pa deputetët e opozitës meqë të njëjtit kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në votime deri në formimin e komisionit hetimor për krizën energjetike në vend. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?