Katër sulme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë ndodhur në tri ditët e fundit në pikat kufitare në veri të vendit, që dyshohet se kanë ardhur nga territori i Serbisë. Fillimisht janë vënë iriqë metalikë në rrugën nga kanë kaluar, për të ua dëmtuar gomat e automjeteve. Në sulmin e dytë, zyrtarët policorë janë gjuajtur me gurë. Në sulmin e tretë kanë dëgjuar katër-pesë breshëri, diku rreth 30 fishekë, ndërsa në të katërtin janë përdorur granata dore dhe armë zjarri AK 47.
Sulme të tilla sipas ish-drejtorit të Policisë së Kosovës (PK), Rashit Qalaj, janë shqetësuese sepse tregojnë se “individë dhe grupe të organizuara kriminale, të mbështetura nga Beogradi dhe politika në veri, janë mjaft aktive në atë pjesë të vendit”.
Ai apeloi të pasuesi i tij, drejtori aktual i PK-së, Samedin Mehmetit, që në të gjitha pikat kufitare të shtojë njësitet policore dhe të njëjtit të pajisen me armë të gjata.
“Policia e Kosovës duhet ta shtojë numrin e zyrtarëve atje. Duhet të ketë edhe policë të Njësisë Special dhe përbërja duhet te jetë e përzier, pra të ketë edhe policë serbë edhe shqiptarë. Këto sulme po vijnë nga individë dhe grupe kriminale që kanë lidhje të ngushta me Listën Serbe, politikën e veriut dhe Beogradin”, tha Qalaj në një prononcim për Telegrafin.
Sipas tij, zyrtarët e Policisë së Kosovës është dashur që në momentin kur janë sulmuar me armë, të gjuajnë edhe ata për t’u vetëmbrojtur, pasi “askush s’ka të drejtë ta rrezikojë jetën e një polici”.
Ndërsa, sa i përket deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi sot se ka tri ditë që patrullat policore po sulmohen me mjete të ndryshme, Qalaj tha se është shqetësuese që informata të tilla nuk janë bërë të ditura për publikun deri sot.
“Është shqetësuese që informata me mbet e tillë, por sido qetë jetë mirë që kjo situatë është sqaruar dhe publiku është informuar. Tani, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë duhet të mbledhin informatat e nevojshme për individë apo grupe që merren me këto aktivitete dhe pastaj Prokuroria dhe Policia duhet t’i kryejnë procedurat për arrestimin e tyre”, shtoi ai.
Por, ndryshe thotë eksperti i sigurisë, Drizan Shala, sipas së cilit, Policia e Kosovës në këtë rast ka vepruar me maturi duke mos dhënë informacione.
“Grupe të caktuara të lidhura me pushtetin serb përmes strukturave të tyre paralele serbe në Kosovë, kanë bërë sulme të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës për tri ditë. Në aspektin e sigurisë, PK-ja duhet të veprojë siç ka vepruar deri tani me maturi dhe profesionalizëm duke i identifikuar kryesit e veprës ndaj institucionit të tyre dhe pastaj të merren veprime të tjera”.
“Policia në këtë rast ka vepruar me mençuri duke mbajtur informacionet larg publikut derisa ka dalë përmes një deklarimi se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja gjatë këtyre tri ditëve”, deklaroi Shala për Telegrafin.
Mes tjerash, ai theksoi se cak i sulmeve ka qenë institucioni i Kosovës, dhe se sulmuesit kanë rrezikuar edhe bashkëkombësit e tyre serbë, sepse “ata mendojnë se çdo person që i shërben institucioneve të Kosovës është armik i Serbisë”.
Kjo çështje sipas Shalës është politike dhe duhet të zgjidhjet përmes dialogut në Bruksel, ndërsa sa i përket sigurisë, “institucionet duhet t’i bashkërendojnë veprimet e tyre edhe me mekanizmat ndërkombëtarë në mënyrë që rrjedhja e informacioneve të jetë më e lehtë dhe në rast se ka tentative tjera për sulme të parandalohen përmes planeve konkrete”.
Sulmet kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës i kanë dënuar ashpër Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambsada e SHBA, misioni NATO-s në Kosovë – KFOR, liderët institucionalë e opozitarë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje