LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe sanksionon 206 individë dhe biznese të tjera ruse – ndalon importet e hekurit dhe çelikut

Britania e Madhe sanksionon 206 individë dhe biznese të tjera ruse – ndalon importet e hekurit dhe çelikut

Autoritetet britanike njoftojnë se janë shtuar 206 individë dhe biznese të tjera ruse në listën e sanksioneve.

Viktor Medvedchuk, i cili është kapur nga forcat ukrainase, është ndër ata që u janë bllokuar asetet.

Pjesë e sanksioneve janë edhe magnati rus i naftës dhe kreu i Lukoil, Vagit Alekperov.


Ditë më parë, Britania e Madhe kishte vendosur sanksione ndaj 65 oligarkëve rusë, përfshirë disa zyrtarë, gjashta banka dhe mbesën e shefit të diplomacisë Sergei Lavrov.

Britania e Madhe vendos 65 sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë – përfshihen 6 banka dhe mbesa e Sergei Lavrovit
Lexo po ashtu Britania e Madhe vendos 65 sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë – përfshihen 6 banka dhe mbesa e Sergei Lavrovit

Sipas Sekretares britanike të Punëve të Jashtme, Liz Truss vendosja e këtyre sanksioneve të reja është “për të ndërprerë industritë jetike që ushqejnë makinerinë e luftës së Vladimir Putinit”.

“Në vazhdën e sulmeve me raketa ndaj civilëve në Ukrainën Lindore, ne sot po sanksionojmë ata që mbështesin rajonet ilegale dhe janë bashkëpunëtorë në mizoritë kundër popullit ukrainas. Ne do të vazhdojmë t’i ndalojmë të gjithë ata që ndihmojnë dhe mbështesin luftën e Putinit. Nga nesër do të ndalojmë importin e hekurit dhe çelikut rus, si dhe eksportin e teknologjive kuantike dhe materialeve të avancuara për të cilat Putini ka shumë nevojë. Ne nuk do të pushojmë në misioni ynë për të ndalur makinerinë e luftës të Putinit në rrugën e saj”, njofton Truss.

Deri më tani, Britania e Madhe ka sanksionuar mbi 1,500 individë dhe biznese në vlerë prej 800 miliardë euro që nga fillimi i agresionit të Kremlinit në Ukrainë. /Telegrafi/