LAJMI I FUNDIT:

Princi William dhe Kate Middleton e refuzuan ftesën e David dhe Victoria Bekchamit për të qenë në dasmën e djalit të tyre të madh

Princi William dhe Kate Middleton e refuzuan ftesën e David dhe Victoria Bekchamit për të qenë në dasmën e djalit të tyre të madh

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit refuzuan një ftesë për dasmën e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, thuhet sipas raportimeve.

Prindërit e dhëndrit, David, 46 vjeç, dhe Victoria Beckham, 47 vjeçe, thuhet se i kanë shkruar Princit William, 39 vjeç dhe dukeshës Kate, 40 vjeçe, për t’i ftuar ata në dasmën ekstravagante prej 3.5 milionë eurosh të organizuar në Palm Beach, Florida.

Çifti mbretëror, i cili kishte familjen Beckham si të ftuar speciale në dasmën e tyre në vitin 2011, refuzoi me mirësjellje ftesën, shkruan DailyMail.


Një burim i afërt me çiftin Beckham tha për Daily Mirror: “David dhe Victoria i shkruajtën Williamit dhe Kate-it duke i ftuar ata dhe familjen në dasmën e djalit të tyre, dhe William u përgjigj duke i uruar atyre një gëzim të madh, por ata nuk mund të merrnin pjesë”.

Brooklyn Beckham martohet në një dasmë luksoze me tradita hebraike e cila kushtoi 3.5 milionë euro
Lexo po ashtu Brooklyn Beckham martohet në një dasmë luksoze me tradita hebraike e cila kushtoi 3.5 milionë euro

David dhe Victoria morën pjesë gjithashtu në dasmën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-t, përkatësisht Princit Harry me Meghan Markle në vitin 2018, duke nxitur spekulime se këta të fundit mund të jenë gjithashtu të ftuar në dasmën e Brooklynit.

Dizajnerja e modës, Victoria Beckham mendohet të jetë mikeshë e ngushtë me Meghanin, pas lëvizjes së përhershme me Harryn në ShBA. Dukesha e Sussexit shpesh fotografohet e veshur me dizajnet e Victorias.

Në shkurt të vitit 2020, ish-futbollisti profesionist David Bekcham foli se si ‘është krenar’ për mikun e tij ‘të mrekullueshëm’, Princin Harry pas martesës së tij me Meghanin dhe lindjes së djalit të tyre, Archie.

Por i njëjti burim hodhi poshtë pretendimet, duke sugjeruar se ‘lidhja’ e fortë e Davidit me Princin William dhe Kate-in, nënkuptonte se ata ishin e vetmja zgjedhje.

“Lidhja dhe historia e Davidit shkojnë prapa me Williamin dhe Kate-in dhe ata kanë një marrëdhënie shumë të fortë dhe ata ishin zgjedhja e tyre si mysafirë të dasmës”, vazhdoi burimi.

“Ishte gjithmonë për ta, kurrë nuk ishte për Meghan dhe Harryn”, shtoi i njëjti burim.

Nicola dhe Brooklyn, 23 vjeç, u martuan në një ceremoni luksoze në mbrëmjen e së shtunësd të organizuar në Palm Beach të Floridas. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Kalo në kategori