LAJMI I FUNDIT:

Brooklyn Beckham martohet në një dasmë luksoze me tradita hebraike e cila kushtoi 3.5 milionë euro

Brooklyn Beckham martohet në një dasmë luksoze me tradita hebraike e cila kushtoi 3.5 milionë euro

Nusja e re Nicola Peltz mahniti të pranishmit e veshur me një fustan nusërie të punuar nga “Valentino” teksa pozoi për fotografitë e saj të dasmës pasi u martua me Brooklyn Beckham – zbuluan fotografitë ekskluzive të DailyMail.

Nusja trashëgimtare, 27 vjeçe, ishte mishërimi i elegancës në fustanin e saj krejt të bardhë me mëngë të gjata, ndërsa mbante në duar një buqetë me lule të bardha, teksa kurorëzoi dashurinë e saj me djalin e madh të Beckhamit në ceremoni me tradita hebraike.


Velloja e saj dukej mahnitëse, dhe ishte punuar me zbukurime delikate duke e bërë nusen të duket edhe më bukur.

Ajo fluturoi në Romë dy herë për të punuar me stilistin e “Valentino”-s, Pierpaoio Piccioi në studion e tij për t’u siguruar që çdo detaj i veshjes të ishte perfekt.

Kishte filluar lidhjen e fshehtë me Rita Orën, David dhe Victoria Beckham e dërguan djalin e tyre në New York për ta mbajtur larg saj
Lexo po ashtu Kishte filluar lidhjen e fshehtë me Rita Orën, David dhe Victoria Beckham e dërguan djalin e tyre në New York për ta mbajtur larg saj

Nicola dhe Brooklyn, 23 vjeç, u martuan në një ceremoni herët në mbrëmje në një nga tri strukturat masive me tenda të ndërtuara në lëndinën e madhe përballë oqeanit të kompleksit 103 milionë dollarësh (94.7 milionë euro) të babait të Nicolas, në Palm Beach, Florida.

Pasi pozoi për fotografitë, nusja u bashkua me të ftuarit e tjerë në qendrën gjigante të dedikuar për të shërbyer kokteje – më pas u drejtua për në banakin ngjitur të banketit.

Por ajo u kujdes që këtë herë të mos ia zbulonte fustanin e saj kujtdo që mund të shikonte nga ana e plazhit të pronës, duke pasur një mburojë me cadra të bardha që e mbulonin pamjen teksa ecte.

Të ftuarit, përfshirë legjendën e tenisit Serena Williams, kuzhinierin televiziv Gordon Ramsay dhe yllin e “Desperate Housewives”, Eva Longoria, mund të shiheshin qartë duke shijuar kokteje.

David dhe Victoria Beckham shkëlqejnë me dukjen në dasmën e djalit të tyre të madh, Brooklyn
Lexo po ashtu David dhe Victoria Beckham shkëlqejnë me dukjen në dasmën e djalit të tyre të madh, Brooklyn

300 mysafirët më pas u zhvendosën në tendën e banketit – ku DailyMail përmes fotografive arriti të zbulojë valsin e kërcyer nga Brooklyn dhe Nicola shoqëruar nga një këngëtar duke kënduar live hitin “Only Fools Rush In”, të artistit të famshëm Elvis Presley.

Çifti doli në pistën e vallëzimit në orën 20:10 dhe përfundoi valsin me brohoritjet e forta nga të ftuarit. Dhe kënga e dytë ishte klasikja e Ben E., “King Stand By Me”.

Dasma e Brooklynit dhe Nicolas filloi në orën 18:00, kur Brooklynit, 23 vjeç, iu bashkua nusja e tij 27-vjeçare për dasmën në një nga strukturat masive me tenda të ngritura në pronën e familjes Peltz, në vlerë prej 103 milionë dollarësh në Palm Beach, Florida.

Djali i madh i Victoria dhe David Beckham mund të shihej duke pritur i vetëm në një skenë të mbushur me lule dhe bimë për 15 minuta përpara se aktorja Nicola të mbërrinte me dukjen e saj magjepsëse të nusërisë, e cila i ka kushtuar asaj plot katër milionë dollarë.

Ndërkohë, dukej se ishin gjashtë shoqëruesit e dhëndërit që iu bashkuan në të djathtën e tij dhe gjashtë shoqërueset e nderit të nuses që u vendosën në të majtë të tij.

Brooklyn zgjodhi vëllezërit Romeo dhe Cruz, 17 vjeç, si shoqëruesit e tij të dasmës me vajzën e financierit miliarder Nelson Peltz, 79 vjeç. Motra e tij Harper, dhjetë vjeçe, ishte shoqëruese e nuses.

Çifti u martua në altar të zbukuruar me lule në ceremoninë tradicionale hebraike për nder të trashëgimisë hebraike të Nicolas.

Brooklyn ka gjithashtu një trashëgimi hebreje përmes babait të tij legjendë të futbollit, David, 46 vjeç, gjyshi i nënës së të cilit ishte hebre.

Dhe në përputhje me traditën, Brooklyn theu një gotë të mbështjellë me një pecetë nën thembër.

Më pas, të sapomartuarit shijuan një puthje të zgjatur prej gjashtë sekondash para të ftuarve të famshëm.

Ceremonia përfundoi në orën 18:30, megjithëse dasmat hebraike në mënyrë rigoroze nuk duhet të kryhen derisa të perëndojë dielli. Perëndimi i diellit në lokacionin ku u zhvillua dasma përfundon rreth orës 20:00. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori