Leni Klum shfaqet në kopertinën e revistës, pas polemikave për fotosesionin me nënën Heidi Klum

Leni Klum, vajza e supermodeles Heidi Klum, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në kopertinën e revistës “The Daily Front Row”.
Modelja 22-vjeçare ka pozuar në një set fotografik të guximshëm, ku shfaq stil elegant dhe provokues, duke rikujtuar ngjashmërinë e madhe me nënën e saj të famshme.
Në kopertinë, Leni shfaqet me një fustan portokalli me detaje të veçanta, ndërsa në fotografi të tjera pozon me veshje luksoze, përfshirë një xhaketë me xixa dhe një stil më të hapur, shkruan DailyMail.

Sesioni është realizuar nga fotografi Jordan Millington-Liquorice dhe stilisti Matthew Mazur.
Ky projekt vjen pas reagimeve të shumta që Leni dhe Heidi Klum morën në vitin 2022 për fushatën e tyre të përbashkët të të brendshmeve për markën italiane Intimissimi.

Disa përdorues të rrjeteve sociale e kritikuan fotosesionin, duke e cilësuar si të papërshtatshëm, pavarësisht se të dyja kanë mbrojtur zgjedhjen e tyre.
Në intervistën për revistën, Leni ka folur për marrëdhënien me trupin e saj dhe ndikimin e nënës në karrierën e saj.

Ajo tha se është rritur me një figurë si Heidi, e cila gjithmonë ka qenë e sigurt në veten e saj, dhe kjo e ka ndihmuar të ndihet po njësoj.
Leni, e cila nisi karrierën e modelimit që në moshë të re, ka ndjekur hapat e nënës së saj në industrinë e modës dhe ka qenë pjesë e disa kopertinave prestigjioze, përfshirë edhe “Vogue Germany” së bashku me Heidi Klum. /Telegrafi/
















































