Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, ishte në një vizitë dyditore në Berln, ku nënshkroi një marrëveshje dypalëshe me Gjermaninë për patent1ë shoferët.
Sveçla në një intervistë për Deutsche Welle ka treguar për procedurat se si pjesëtarët e diasporës sonë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe kanë marrë më herët patentët e shoferit të Kosovës, do të mund ta konvertojnë atë në një patentë shoferi të vlefshëm të shtetit gjerman.
Deutsche Welle: Cila qe vlera e kësaj marrëveshjeje për njohjen reciproke të patentave mes Gjermanisë dhe Kosovës?
Sveçla: Me këtë marrëveshje të gjithë pjesëtarët e diasporës sonë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe kanë marrë më herët patentët e shoferit të Kosovës, do të mund ta konvertojnë atë në një patentë shoferi të vlefshme të shtetit gjerman; por edhe shtetasit gjermanë, të cilët jetojnë në Kosovë, do të mund ta konvertojnë patentën e tyre gjermane në atë të Kosovës. Nga sot të gjitha konsullatat e Kosovës në Gjermani janë në gjendje të pajisin të gjithë shtetasit tanë apo bashkëkombasit tanë, të cilët jetojnë në Gjermani, me vërtetime të duhura se ata i kanë kaluar provimet në shtetin e Kosovës dhe janë të pajisur me një patentë shoferi të vlefshme të shtetit të Kosovës.
Deutsche Welle: Një pyetje në lidhje me zyrtarët policorë serbë që kanë marrë pjesë në takimin me Vuçiçin në Beograd. Si do të procedohet në vazhdimësi me ta?
Sveçla: Janë një numër i zyrtarëve policorë, të cilët kanë marrë pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë me presidentin e Serbisë. Ata janë pjesë e hetimit nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe i takon këtij institucioni që të marrë vendimet adekuate në një afat sa më të shkurtër.
Deutsche Welle: A mendoni ju, si ministër i Brendshëm, se një veprim i tillë nga ana e tyre paraqet rrezik për sigurinë e shtetit të Kosovës?
Sveçla: Patjetër që ky veprim i tyre është absolutisht i paranueshëm; është i papranueshëm edhe në aspektin formal edhe në aspektin politik, por edhe në aspektin e cenimit të sigurisë së vendit. Siç e thashë më herët, janë institucionet meritore të cilat janë duke bërë hetimet e nevojshme, të cilat do të bëjnë rekomandimet e duhura, në mënyrë që edhe ne të ndërmarrim vendimet tona meritore.
Deutsche Welle: A ekziston njëfarë rreziku, që Kosova të përfshihet ose të provokohet si pasojë e luftës së Ukrainës?
Sveçla: Si institucione ne po punojmë në vazhdimësi që, çfarëdo impakti negativ që kjo luftë mund të ketë në Kosovë, të parandalohet e, po qese ndodh ndonjë gjë, të tejkalohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi në krye të detyrës dhe besoj se do t’i përgjigjemi çafrëdo lloj situate.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe