LAJMI I FUNDIT:

Momenti i çmendur kur tifozi i West Hamit ndal kundërsulmin e skuadrës së tij, reagimi i David Moyes thotë gjithçka

Momenti i çmendur kur tifozi i West Hamit ndal kundërsulmin e skuadrës së tij, reagimi i David Moyes thotë gjithçka

Një tifoz i West Ham United vrapoi në fushë dhe në mënyrë të pashpjegueshme ndaloi kundërsulmin e skuadrës së tij gjatë një pjese vendimtare në ndeshje.

Në kohën e pushtimit të fushës, West Hami ishte baras me Lyonin dhe shtynte përpara për një gol të fitores.


Michail Antonio filloi sulmin, por humbi posedimin me Pablo Fornals që përfundimisht zgjodhi Declan Rice, i cili ia ktheu topin spanjollit.

Dukej si një sulm premtues, me nikoqirët të etur për një gol. Megjithatë, lëvizja u ndërpre pasi një tifoz u fut në fushën e lojës.

Gjyqtari i ndeshjes Felix Zwayer vërshëlleu për të ndërprerë lojën, me reagimin e lojtarëve të West Ham që përmbledh gjithë situatën.

Fornals dhe Ben Johnson u zemëruan me vendimin e tifozit për të vrapuar në fushë, ndërsa Ryan Fredericks gjithashtu reagoi.

Trajneri David Moyes gjithashtu u pa i frustruar me gjestin e tifozit dhe foli për të pas ndeshjes.

“Isha i hutuar. Ky është një klub vërtet i mirë futbolli që bën shumë gjëra të mira. Por, ato gjëra sonte nuk ndihmuan, ne ishim në një kundërsulm me një mundësi për të shënuar”, tha 58-vjeçari.

Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Evropës përfundoi 1-1, me Jarrod Bowen që hapi rezultatin në minutën e 52-të për 1-0, ndërsa Tanguy Ndombele barazoi shifrat në minutën e 66-të.

Çekanët udhëtojnë në Lyon javën e ardhshme për ndeshjen e dytë, ndeshje e cila do të na mësoj emrin e ekipit që kalon në gjysmëfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori