LAJMI I FUNDIT:

Marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare, Inspektorati policor me operacion në pikën kufitare Vërmicë

Marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare, Inspektorati policor me operacion në pikën kufitare Vërmicë
Foto: Arkiv

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht punonjësit nga të gjitha Departamentet operative të saj në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së.

Operacionit të sotshëm me emrin “Pika 2” i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa kësaj here cak i hetimit janë zyrtarët policor në pikën kufitare në Vërmicë.


Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit.

Operacioni 'Pika', arrestimi i 50 zyrtarëve shtetërorë, qindra veprimtari kriminale, deklarimi i kryeprokurorit - të gjitha detajet e aksionit të IPK-së
Lexo po ashtu Operacioni 'Pika', arrestimi i 50 zyrtarëve shtetërorë, qindra veprimtari kriminale, deklarimi i kryeprokurorit - të gjitha detajet e aksionit të IPK-së

Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri).

IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor. /Telegrafi/