LAJMI I FUNDIT:

Penza i bashkohet Prishtinës në finale

Penza i bashkohet Prishtinës në finale
(Foto: basketbolli.com)

Penza ka mundur Bashkimin me rezultat 85-64 (31:14, 14:18, 22:14, 18:18), për të depërtuar në finale të Superligës së Femrave, pasi fitoi serinë gjysmëfinale 2-1.

Vendaset e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 10:2, e më pas duke dyfishuar epërsinë në 22:11, ndërsa çerekun e parë e fituan me 17 pikë dallim, 31:14.


Pejanet vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë në 23 pikë, 39:16, e më pas mysafiret hyn në një seri prej dhjetë pikësh për 39:26, ndërsa pjesa e parë përfundon 45-32.

Megjithatë, kampionet e Kosovës u rikthyen shpejt, ku në periudhën e tretë, sërish ngritën epërsinë, ndërsa rezultati në semafor ishte 67-46, me 21 pikë dallim për vendaset.

Në dhjetë minutat e fundit, kampionet menaxhuan epërsinë dhe triumfuan 85:64, duke ju bashkuar Prishtinës në finale.

Te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 22 pikë e dhjetë kërcime dhe Hilarie Kaela me 18 pikë e dhjetë asistime, kurse te Bashkimi u dalluan Era Shatri me 15 pikë e 13 kërcime, Monique Coker me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Poole Porsche me 17 pikë e shtatë kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori