LAJMI I FUNDIT:

Sa para në ditë fitojnë artistët shqiptarë nga TikTok?

Sa para në ditë fitojnë artistët shqiptarë nga TikTok?

Rrjeti social, TikTok, aktualisht ka kapur majat e popullaritetit të vet dhe numrit të klientëve përdorues të tij.

Përveç si hapësirë reklamuese për personat të cilët kanë llogari në këtë rrjetë social, TikTok tanimë është shndërruar në një burim shumë profitabil të të ardhurave për ata që i kushtojnë kohë aktivitetit të tyre brenda, mirëpo që kanë edhe numër të madh të ndjekësve.

E këtij trendi në rritje nuk i kanë ikur as artistët shqiptarë. Një shumicë dërrmuese e tyre kanë llogaritë e hapura në TikTok, ku madje janë edhe shumë aktiv.


TikTok

Ndonëse në pamje të parë kjo mund të duket si formë e përshtatshme për mbajtjen në nivel të audiencës së krijuar, arsyeja e këtij aktiviteti në rritje të emrave të njohur të estradës në këtë rrjet social po qëndron diku tjetër.

E ajo është përfitimi i madh që ata janë duke pasur nga videot që publikojnë, qofshin ato të postuara, apo edhe në formën Live.

Modalitetet e monetizimit të atyre që në TikTok njihen si “gifts” apo në shqip dhurata, për Telegrafin i ka shpjeguar eksperti i njohur i rrjeteve sociale, Valon Kerolli.

Ai sqaron se artistët në Kosovë, përfitojnë në dy mënyra nga TikToku; Duke bërë marrëveshje personale me biznese për reklamim, si dhe në dhuratat/gifts që marrin nga audienca.

Valon Kerolli (Foto: Facebook)

“Aktualisht në Kosovë artistët kosovarë përfitojnë në dy mënyra nga TikTok: Duke bërë marrëveshje personale me biznese të ndryshme për reklamimin e produkteve të tyre në videot e postuara si dhe nga dhuratat/gifts që marrin nga fansat e kryesisht nga dhuratat që marrin gjatë kohës që janë LIVE në një lojë dueli 5 minutash”, ka sqaruar Kerolli për Telegrafin.

Valoni tregon se vlera e dhuratave në këtë rrjet social, varion nga 0 e deri në 500 dollarë, gjersa sipas tij dhurata më e shtrenjtë është “TikTok Universe”.

Të gjitha lajmet nga Valon Kerolli
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Valon Kerolli

Cilado të jetë shuma që artistët monetizojnë, 50 për qind të saj e merr vet rrjeti social në fjalë.

“Në TikTok, dhuratat konvertohen përmes monedhave digjitale (coins) dhe vlera e tyre në para sillet prej 0 e deri në 500 dollarë (35000 coins) që është vlera e dhuratës më të shtrenjtë që njihet me emrin TikTok Universe. Ata që i marrin këto dhurata mund t’i konvertojnë në para, ku 50% të vlerës i merr TikTok e 50% të mbetura i merr artisti”, thotë tutje Kerolli për Telegrafin.

Kerolli thotë gjithashtu se artistët shqiptarë për t’u paguar për video-shikime duhet të jenë pjesë “Fondit të Kreatorëve” që vet TikTok-u e ka krijuar, por që kreatorët nga Kosova dhe Shqipëria ende nuk mund të bëhen pjesë e këtij fondi.

@don.xhoni #donxhoni#bigdonxhoni#donxhonii #tjerallafe#baby#breakdown#cashcash #allesgutecriminale#kokaina#maffia #derikur#trustme#gjujperto#corazon#crypto ♬ original sound – DON XHONI

E duke qenë monitorues i rregullt i rrjeteve sociale, i njëjti shton se këngëtarët shqiptarë nga videot Live, në të cilat ata futen çdo natë, përfitojnë mesatarisht një mijë euro në ditë, pa llogaritur përqindjen që merr TikTok-u.

Bazuar në këtë rregullativë të këtij rrjeti, i bie që të famshmit nga tregu muzikor shqiptar fitojnë qindra euro në ditë vetëm nga videot Live.

Të gjitha lajmet nga TikTok
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga TikTok

“Duke përcjell disa nga këta artistët më të njohur dhe dhuratat që marrin në këto duele, por edhe nëse e shohim se çdo mbrëmje futen Live mund të themi lirisht se përfitojnë bukur shumë, mesatarisht një mijë euro në ditë pa e llogaritur përqindjen që merr TikTok”, thotë ai.

Duke parë këto fitime të majme të artistëve mirëpo edhe personave tjerë që TikTok i ka bërë të famshëm, tanimë është vënë në lëvizje edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Ky institucion, ka bërë të ditur se ka në plan që gjatë këtij viti, në bashkëpunim me inteligjencën financiare të koordinojë dhe shoh mënyrat e identifikimit dhe trajtimit të përfituesve financiar nga rrjete sociale, e ku përfshihet edhe TikTok.

@noizykingTe kasaforta♬ original sound – Noizy

Në lidhje me këtë paralajmërim, për Telegrafin ka folur edhe Kerolli.

Ai thotë se nëse realizohet kjo, atëherë do të duhej që personave që burim të vetëm të të ardhurave e kanë këtë rrjet, t’u mundësohej tatim shumë më i vogël se sa artistëve që përfitojnë edhe në forma tjera nga veprimtaria e tyre parësore.

“Natyrisht që duhet t’i nënshtrohen tatimit por po të pyetesha unë do i vendosja tatim shumë më të vogël personave të thjeshtë që burim të vetëm të të ardhurave e kanë TikTok-un”, ka thënë në fund ai.

Por, kush janë artistët që kanë shikueshmëri më të madhe në TikTok?

Noizy

Noizy (Foto: Screenshot/TikTok)

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku – Noizy, ka në TikTok mbi 490 mijë ndjekës.

Artisti i njohur numëron mbi katër milionë pëlqime në postimet tij, të cilat gjithashtu kanë edhe qindra mijëra shikime secila veç e veç.

Ai është aktiv edhe në videot Live në këtë rrjet social, në të cilat merr shumë gifts/dhurata nga fansat.

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri (Foto: Screenshot/TikTok)

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri gjithashtu ka 164 mijë ndjekës në TikTok, dhe mbi një milion pëlqime.

Ajo publikon vazhdimisht video në këtë rrjet të popullarizuar nga të cilat merr reagime të ndryshme, dhe ripostohen në masë të madhe nga llogari të tjera.

Melinda Ademi

Melinda Ademi (Foto: Screenshot/TikTok)

Rap-artistja e famshme, Melinda Ademi, njëkohësisht është një përdoruese aktive e TikTok-ut.

Ajo ka mbi 618 mijë ndjekës dhe mbi katër milionë pëlqime në bazë të asaj që sjell për fansat.

Don Xhoni

Don Xhoni (Foto: Screenshot/TikTok)

Don Xhoni në anën tjetër vazhdon të ketë një angazhim të madh në TikTok duke publikuar video të ndryshme.

Ai ndiqet nga mbi 100 mijë njerëz dhe deri më tani ka mbi dy milionë pëlqime.

Krahas paraqitjes me postime, ai shpesh zgjedh të jetë më afër fansave me Live-t që krijon, duke iu ofruar që të kyçen bashkë me të në bashkëbisedim.

@officialkidaaAni ?♬ Ani – Kida


◊ Veç artistëve të lartpërmendur, vlen të theksohet se edhe emra të tjerë të estradës shqiptare janë përdorues të mëdhenj të TikTok-ut.

◊ Videot e tyre janë të shpërndara edhe në rrjete të tjera sociale, dhe të njëjtat madje janë bërë shumë virale për përmbajtjen të cilën ata ofrojnë.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën

Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën

Magazina
Kalo në kategori