Çmimet e karburanteve janë rritur sërish ditëve të fundit, përkundër që ditë më parë ato kishin filluar të bien nga 1.82 euro deri 1.50 për litër.
Aktualisht çmimet janë shtrenjtuar për 10 centë në litër. Sot një litër naftë është duke u shitur rreth 1.60 euro në tregun e Kosovës, raporton KosovaPress.
Sipas Shoqatës së Naftëtarëve, nuk do të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e karburanteve në Kosovë derisa të përfundojë edhe lufta në Ukrainë.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në javën e fundit çdo ditë ka ngritje të lehtë të karburanteve. Berjani pranon se çmimet e naftës janë të larta për qytetarët, por që sipas tij, invazioni rus në Ukrainë ka ndikuar të ketë shtrenjtim të këtyre produkteve.
“Sa i përket çmimeve të derivateve në Kosovë, ka pasur zbritje prej 1.82 euro për litër në 1.50 euro, ndërsa sot çmimet aktuale janë 1.58 euro për 1 litër naftë, dhe 1.40 euro për 1 litër benzinë. Çmimet janë duke u rritur në bursë dhe kjo është duke reflektuar edhe tek ne në Kosovë… që do të thotë se janë në rritje e sipër çmimet derivateve, por jo vetëm te ne në Kosovë, por në tërë globin… Sa i përket çmimit për qytetarët tanë janë të larta, por këtë po na e imponon (lufta në Ukrainë).
Nuk mund të themi sa do të arrihet çmimi në ditët në vijim, por është sërish një rritje e lehtë, që do të thotë se nuk është rritje ekstreme siç ka qenë para dy javësh… po që është një trend i lehtë i rritjes së çmimeve të naftës. E kemi pas theksuar para një kohe të gjatë, që kur të ndalet lufta në Ukrainë, vetëm atëherë do të kemi stabilizim të tregut të naftës në Kosovë”, thotë ai për KP.
“Në fillim u pa që nuk ka mjaftueshëm, por derivate në Kosovë ka”, u shpreh ai.
Invazioni ushtarak rus në Ukrainë ka ndikim negativ çdo ditë e më shumë edhe në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme esenciale, sidomos për derivatet e naftës.
Për më tepër, qytetarët e Kosovës janë përballur muajve të fundit me çmime më të shtrenjta edhe të produkteve esenciale ushqimore, si: buka, mielli, vaji, sheqeri dhe pothuajse çdo produktet tjetër deri edhe çmimet e biletave për transport ndër urban në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?