LAJMI I FUNDIT:

Gramoz Vokrri reagon pasi Komisioni i FFK-së rrëzoi kandidaturën e tij për kryetar

Gramoz Vokrri reagon pasi Komisioni i FFK-së rrëzoi kandidaturën e tij për kryetar
(Foto: KP)

Komisioni i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për aplikimet e kandidaturave e ka refuzuar sot (e mërkurë) kandidaturën e Gramoz Vokrrit, i cili sipas këtij komisioni, ka pasur probleme me disa nga nënshkrimet e prezantuara.

Në anën tjetër, FFK e ka aprovuar kandidaturën e presidentit aktual, Agim Ademi.


Lidhur me Vokrrin, Federata ka sqaruar se vendimi është marrë në bazë të nënshkrimeve të siguruara, për të cilat spekulohet se disa janë të kontestueshme.

Pas kësaj kumtese nga FFK ka ardhur reagimi i Gramoz Vokrrit, i cili ka thënë se ky vendim “tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurrencën dhe frymën demokratike të këtij procesi”.

FFK aprovon kandidaturën e Agim Ademit për kryetar, refuzon atë të Gramoz Vokrrit
Lexo po ashtu FFK aprovon kandidaturën e Agim Ademit për kryetar, refuzon atë të Gramoz Vokrrit

Në vijim postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Komisioni fantom i « pavarur » brenda FFK-së vendos të refuzojë nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë çdo afati dhe normë statutare.

Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurencën dhe frymën demokratike të këtij procesi. Në arsyetimin e FFK-së kontestohën nënshkrimet e KIKËS, ULPIANËS dhe PRISHTINËS.

Të bashkangjitura keni faktet që dëshmojnë të kundërtën.

Këto nënshkrime kanë emra, mbiemra dhe vendime nga klubet e tyre.

Me respekt dhe fair play.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori