LAJMI I FUNDIT:

Pse u refuzua kandidatura e Gramoz Vokrrit për kryetar të FFK-së?

Pse u refuzua kandidatura e Gramoz Vokrrit për kryetar të FFK-së?

Komisioni për mbarëvajtjen e procesit deri në datën e mbledhjes së Kuvendit Zgjedhor për kryetar të FFK-së ka verifikuar kandidaturat. Kandidatura e Agim Ademit është aprovuar, ndërsa ajo e Gramoz Vokrrit është refuzuar.

Në arsyetimin 6-faqësh të Komisionit janë dhënë edhe arsyetimet e aprovimit, përkatësisht refuzimit të kandidatëve për kryetar të FFK-së.


Komisioni ka vlerësuar se Vokrri nuk i ka plotësuar kriteret për të qenë kandidat për kryetar në Kuvendin Zgjedhor të thirrur për 6 prill.

“Marrë për bazë faktet e konstatuar dhe duke u bazuar në këtë dispozitë statutare, Komisioni ka ardhur në përfundim se meqenëse në mbështetje të kandidatit Agim Ademi për kryetar të FFK-së janë 43 nënshkrime të vlefshme, të cilat janë afatshme, atëherë kandidati e plotëson këtë kusht statutar për të qenë kandidat për kryetar të FFK-së. Komisioni pas verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve të Kuvendit të FFK-së ka konstatuar se në mbështetje të Gramoz Vokrrit për kryetar të FFK-së janë gjithsej 13 nënshkrime të vlefshme të delegatëve të ligjshëm të Kuvendit të FFK-së, kurse të pavlefshme janë pesë nënshkrime. Komisioni ka vlerësuar se të pavlefshme janë nënshkrimi mbështetës i Naim Biçkajt, dy nënshkrimet mbështetëse të Rrahman Haradini, nënshkrimi mbështetës i Artan Osmanti dhe nënshkrimi mbështetës i Bajram Shabanit”, thuhet ndër të tjera në arsyetimet e FFK-së.

Sipas FFK-së, Komisioni verifikues ka kontestuar nënshkrimet që kanë ardhur nga Prishtina, Ulpiana e Kika për Gramoz Vokrrin.

FFK aprovon kandidaturën e Agim Ademit për kryetar, refuzon atë të Gramoz Vokrrit
Lexo po ashtu FFK aprovon kandidaturën e Agim Ademit për kryetar, refuzon atë të Gramoz Vokrrit

Ndërkohë është aprovuar kandidimi i Agim Ademit për kryetar me 43 nënshkrime. Rrjedhimisht Ademi mbetet kandidati i vetëm.

“Marrë për bazë faktet e verifikuara dhe në kuptim të dispozitës statutare nga neni 30, paragarafi 4, 39 paragrafi 3 të Statutit të FFK-së, Komisioni ka ardhur në përfundim se meqenëse në mbështetje të kandidatit Gramoz Vokrri për kryetar të FFK-së janë 13 nënshkrime të vlefshme, të cilat nuk janë të mjaftueshme dhe janë të pasafatshme, atëherë ky kandidat nuk i plotëson këto kushte statutare për të qenë kandidat për kryetar të FFK-së. Komisioni vlerësoi se kandidati Agim Ademi i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret statutare si kandidat për kryetar të FFK-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Komisioni ka thënë se: “Vokrri nuk është i asocuar me asnjërën nga anëtarët e FFK-së, nuk është i zgjedhur apo anëtar i emëruar i FFK-së, nuk është aktiv në organizatën e futbollit, kurse i njëjti me asnjë provë nuk ka vërtetuar se i plotëson këto kritere. Po ashtu Gramoz Vokrri nuk ka sjellë as dëshminë nga Gjykata se i njëjti nuk është i dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për vepër penale”.

Ndërkohë, për Ademin është konstatuar nga Komisioni se i plotëson të gjitha kriteret, nuk është i larguar apo suspenduar më herët nga FFK-ja apo anëtarët e saj. Ky  fundit ka paraqitur 43 nënshkrime të vlefshmë, ndërsa ai i Naim Biçkajt, është refuzuar, pasi i njëjti ka nënshkruar për të dy kandidatët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori