LAJMI I FUNDIT:

Kompania japoneze prezanton një veçori interesante për botën e metaversit

Kompania japoneze prezanton një veçori interesante për botën e metaversit

Një startup japonez i quajtur H2L Technologies dëshiron që ju të jeni në gjendje të ndjeni dhimbje brenda metaverses, nëpërmjet një rripi dore që përçon goditjet e vogla elektrike.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, është një zhvillim i ri i çuditshëm që tregon se kompanitë janë të gatshme të shkojnë larg në kërkimin e tyre për të mjegulluar linjat midis realitetit dhe botës virtuale.


“Ndjenja e dhimbjes na mundëson ta kthejmë botën metaverse në një (botë) reale”, tha shefi ekzekutiv i H2L, Emi Tamaki.

Pajisja e startupit të mbështetur nga Sony nuk është projektuar vetëm për të shkaktuar dhimbje në mendje. Gjithashtu ka për qëllim të përcjellë “ndjenjën e peshës dhe rezistencës tek përdoruesit dhe avatarët në Metaverse”, sipas kompanisë. /Telegrafi/