LAJMI I FUNDIT:

Paraqitja e suksesshme e legjionarëve në fundjavë para grumbullimit me Kombëtaren shqiptare

Paraqitja e suksesshme e legjionarëve në fundjavë para grumbullimit me Kombëtaren shqiptare

Nga e hëna e kësaj jave do të nisë zyrtarisht grumbullimi i Kombëtares shqiptare në kuadër të dy ndeshjeve miqësore të muajit mars ndaj Spanjës (26 mars) dhe Gjeorgjisë (29 mars), teksa trajneri Reja ka bërë publike prej ditës së shtunë edhe listën me 26 lojtarët e grumbulluar për këto dy sfida.

Një pjesë e kuqezinjve kanë qenë pjesë e skuadrave të tyre deri mbrëmjen e kaluar, duke dhënë kontributin e tyre në ndeshjet respektive. Qazim Laçi reagoi menjëherë pas ftesës së mbërritur nga trajneri Reja për të qenë pjesë e Kombëtares në këto dy miqësore, teksa pasditen e së shtunës i ka dërguar një falënderim të veçantë teknikut kuqezi.

Laçi arriti të zhbllokohet pas disa muajsh që nuk shënonte, ndërsa arriti të realizonte nga jashtë zone një gol spektakolar që habiti jo vetëm tifozët, por edhe shokët e tij të skuadrës. Mesfushori shqiptar u vlerësua nga uebsajti i specializuar për statistika, “SofaScore”, si një nga futbollistët më të mirë në radhët e skuadrës franceze, Ajaccio.


Një tjetër lojtar kuqezi që ka bërë mjaft mirë këtë fundjavë ka qenë edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili luajti minuta të plota në radhët e Atalantës, në sfidën ndaj Bologna-s. Një ndeshje mjaft e mirë nga mbrojtësi shqiptar, i cili do të jetë pjesë e grumbullimit me Kombëtaren. Në kampionatin italian tashmë flitet shumë edhe për shqiptarët, teksa në dy skuadra të Serisë A, bie në sy aktivizimi i dysheve kuqezi.

Kristjan Asllani nuk është më risi tek Empoli, teksa ka fituar vendin e titullarit dhe merr minuta të plota nën këmbë, teksa edhe Nedim Bajrami është kthyer në një lojtar të padiskutueshëm për skuadrën e Empolit. Edhe tek ekipi i Lazios, porta dhe mbrojtja flet shqip, me Thomas Strakoshën dhe Elsi Hysajn, teksa për këta dy të fundit e diela nuk ka qenë shumë pozitive, pasi u mundën në derbi nga Roma e Marash Kumbullës.

Në Turqi gjithashtu flitet shqip, me një tjetër dyshe, Sokol Cikalleshin e Endri Çekicin që janë aktivizuar që nga minuta e parë, por që nuk e shmangën humbjen ndaj Fenerbaces. Keidi Bare dha maksimumin e tij në Spanjë, ku aktivizohet me skuadrën e Espanyol-it, në një sfidë të fituar 1-0 ndaj Mallorca-s. Një ndeshje e mirë nga Bare, i cili së bashku me Myrto Uzunin, që luajti për 62 minuta me Granada-n, do të presin në Spanjë këtë të hënë shokët e skuadrës.

Zakonisht luajnë bashkë, por këtë fundjavë Ermir Lenjani u fut në lojë duke zëvendësuar Amir Abrashin në Zvicër, me dy kuqezinjtë që kanë marrë ftesën për të qenë pjesë dhe për të dhënë kontributin e tyre në miqësoret e marsit.

Klaus Gjasula vjen i skuqur në Kombëtare, teksa këtë fundjavë në Gjermani, mori karton të kuq në minutën e 23-të, në ndeshjen që Darmstad zhvilloi ndaj Werder Bremen. Edhe Albi Doka në Hungari gjithashtu është aktivizuar si titullar me skuadrën e tij, duke luajtur për 90 minuta, ndërsa kanë luajtur edhe Armando Broja në Angli e Giacomo Vrioni në Austri.

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Kalo në kategori