LAJMI I FUNDIT:

Detajet e para të vizitës së ardhshme të Bidenit në Bruksel – fokusi agresioni rus në Ukrainë

Detajet e para të vizitës së ardhshme të Bidenit në Bruksel – fokusi agresioni rus në Ukrainë

Janë bërë të ditura detaje të reja rreth vizitës së planifikuar të presidentit amerikan, Joe Biden në Bruksel.

Shtëpia e Bardhë thotë se i pari i shtetit amerikan do të takohet me udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të diskutuar rreth agresionit rus në Ukrainë.


“Më 24 mars, presidenti amerikan do t’i bashkohet një samiti të posaçëm të NATO-s, ku do të riafirmojë angazhimin ‘e hekurt’ të SHBA-së në mbrojtje të aleatëve”, tha sekretarja e shtypit, Jen Psaki.

Biden do të takohet gjithashtu me udhëheqësit e BE-së në të njëjtën ditë në një samit të planifikuar të Këshillit Evropian për të koordinuar përgjigjen transatlantike ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Duke reaguar ndaj lajmit se Kremlini kishte shtuar sot Bidenin në listën e individëve të ndaluar të hynin në Rusi, Jen Psaki tha se kjo nuk do të kishte ndikim në orarin e presidentit.

Çfarë përmban paketa amerikane prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën?
Lexo po ashtu Çfarë përmban paketa amerikane prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën?

“Nuk do të habitet shumë prej jush që asnjëri prej nesh nuk po planifikon udhëtime turistike në Rusi, asnjëri prej nesh nuk ka llogari bankare që nuk do të mund t’i qasemi, kështu që ne do të vazhdojmë përpara”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Historia e

Historia e "semaforit me tri ngjyra" dhe a do të na duhet një ngjyrë e katërt, e re?

Botë
Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Botë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
SHBA do të heqë

SHBA do të heqë "ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese" në Arabinë Saudite?

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Kalo në kategori