Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve të Ferronikelit, fabrikë e cila ka ndërprerë punën për shkak të krizës energjetike.
Krasniqi ka thënë pas takimit me Fehmi Nikën me bashkëpunëtorë se punëtorët e Ferronikelit kërkojnë ndihmë dhe mbështetje, të cilat mund të ofrohen, nëse Qeveria vendosë të dëgjoj kërkesat e tyre e të mos mbyllë sytë.
“Një gjigant si Ferronikeli, ka qenë dhe mbetet krenaria e vendit tonë. Fatkeqësisht, sot po kalon nëpër një gjendje shumë të rëndë për shkak të krizës me energjinë elektrike. Kryetari i Sindikatës së Ferronikelit, Fehmi Nika dhe bashkëpunëtorët e tij sot gjatë takimit që patëm, më informuan se qindra vende të punës janë të rrezikuara seriozisht”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se punëtorët e kësaj fabrike kërkojnë ndihmë dhe mbështetje, të cilat mund të ofrohen, nëse Qeveria vendosë të dëgjoj kërkesat e tyre e të mos mbyllë sytë.
“Në këtë periudhë të sfidave të shumta dhe rritjes së të gjitha çmimeve të produkteve esenciale, për qindra punëtorë të kësaj fabrike do të ishte jashtëzakonisht e rëndë të mbeteshin pa punë. Prandaj, ftoj Qeverinë që të gjejë sa më parë një zgjidhje që situata në fabrikën e Ferronikelit t’i kthehet shpejtë normalitetit”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Ha shëndetshëm dhe shijshëm me fritezën me Ajër Hisense
Kerr Renault Captur i ri “00”, plus mundësi udhëtimi në Evropë veç me Auto Mita
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes
Sales Bootcamp po vjen!
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen