Manchester City u ndalua në një barazim pa gola në udhëtim te Crystal Palace teksa komplikoi kryesimin në Ligën Premier duke qenë se kundërshtari direkt Liverpool në rast të një triumfi në ndeshjen ndaj Arsenal do ta ngushtonte diferencën në vetëm një pikë.
Ndërkaq, pas barazimit foli trajneri Pep Guardiola i cili e vlerësoi në mënyrë pozitive paraqitjen e lojtarëve të tij ndërsa theksoi se fusha ndikoi në lojën e Citizens.
“Në luajtëm për të fituar lojën, krijuam më shumë raste dhe pësuam pak nga kundërshtari”, ka thënë fillimisht spanjolli.
“Këtë mund ta faktojnë më së miri statistikat të cilat janë aty dhe të gjithë i shohin, ishte e mrekullueshme mënyra si luajtëm në një fushë të vështirë, ku edhe bari nuk ishte perfekt dhe nuk ndihmoi në lojë”.
“Por, e rëndësishme për mua ishte fakti që në dominuam si kur kishim topin, ashtu edhe kur nuk e kishim atë. Zhvilluam një lojë shumë të mirë. Pse nuk zëvendësova asnjë? Djemtë po luanin mirë dhe nuk kishte arsye të lëvizja”, u shpreh më tej Guardiola.
Pas këtij barazimi, Manchester City ka katër pikë më shumë se Liverpooli, por Redsat kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe e kanë mundësinë ta ngushtojnë diferencën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCaktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'