LAJMI I FUNDIT:

KOK i ka dërguar në përgatitje sportistët për ‘EYOF Vuokatti 2022’

KOK i ka dërguar në përgatitje sportistët për ‘EYOF Vuokatti 2022’
(Foto: Facebook/KOK)

Ekipi olimpik i Kosovës për Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Vuokatti 2022, do të përbëhet nga tre sportistë të skijimit alpin.

Kosovën do ta përfaqësojnë Kiana Kryeziu, Arba Pupovci dhe Drin Kokaj, në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit paralel.


Për t’u përgatitur sa më mirë për këtë Festival, Komiteti Olimpik i Kosovës ka dërguar në përgatitje të tre skitarët, bashkë me trajnerin e tyre, Agim Pupovci.

Ekipi po qëndron në Alpet e Austrisë prej 3 mars deri më 15 mars 2022.

“Përgatitjet po shkojnë mirë. Jemi në Alpet e Austrisë, ku kushtet për përgatitje janë shumë të mira”, tha Pupovci për Komitetin Olimpik të Kosovës.

EYOF-i dimëror mbahet prej 20-25 mars 2022, në Vuokatti të Finlandës. Festivali ishte paraparë të mbahej vitin e kaluar, por është shtyrë shkaku i pandemisë COVID-19.

Për ekipin olimpik të Kosovës do të jetë pjesëmarrja e tretë në EYOF dimëror, pas Erzurum 2017 dhe Sarajeva 2019.

Në trend Sport

Më shumë
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
“E kuptoj”, Xavi thyen heshtjen në konferencë dhe flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona

“E kuptoj”, Xavi thyen heshtjen në konferencë dhe flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona

La Liga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori