LAJMI I FUNDIT:

Kamaru Usman zbulon datën e super-meçit me Canelo Alvarez

Kamaru Usman zbulon datën e super-meçit me Canelo Alvarez

Kamaru Usman ka zbuluar se planifikon të kalojë në boks për një përplasje të madhe me Canelo Alvarez në muajin shtator.

Kampioni i ‘welterweight’ në UFC, Usman, do të ketë luftën e tij të parë në 2022 në UFC në korrik, përpara se të ndeshet me Alvarez, i cili së pari do të përballet me Dmitry Bivol më 7 maj.


“Në 2022, unë do të trondit botën”, ka thënë fillimisht Usman për TMZ.

“Në korrik, unë do të luftoj me Leon Edwards. Me dëshirën e Zotit, do ta kaloj Leon Edwards, pastaj në shtator, në Ditën e Pavarësisë së Meksikës, do të ndaloj Canelo Alvarez”.

Një luftë e madhe mund të ndodh në boks: Canelo Alvarez pritet të ndeshet me kampionin në UFC, Kamaru Usman – fitojnë nga 100 milionë dollarë secili
Lexo po ashtu Një luftë e madhe mund të ndodh në boks: Canelo Alvarez pritet të ndeshet me kampionin në UFC, Kamaru Usman – fitojnë nga 100 milionë dollarë secili

Usman këmbëngul se nuk do të luftonte me Alvarezin vetëm për një pagesë të madhe, pasi ai beson se mund ta mposht kampionin e padiskutueshëm të peshave super të mesme në boks.

“Boksi ka vdekur, në fund të ditës. Nuk po them se nuk ka boksierë të mirë, ka disa boksierë fantastikë. Errol Spence Jr, ka shumë djem që mund të rrëzoj dhe t’ju them vërtet se janë luftëtarë fantastikë”.

“Por boksi po vdes. Në fund të fundit, të gjithë duan të argëtohen dhe kur e keni parë ndonjëherë ndonjë boksier të vijë të ndeshet me kategorinë e njëjtë në UFC? Unë nuk kam frikë ta bëj këtë”.

“Fatkeqësisht ata djem, p.sh. Canelo, nuk do të vijnë kurrë këtu në UFC për të sfiduar. Kjo është përtej çështjes”.

Khabib Nurmagomedov: Canelo është boksieri më i mirë në botë
Lexo po ashtu Khabib Nurmagomedov: Canelo është boksieri më i mirë në botë

“Dëgjoni, ai mund të anashkalojë gjithçka që dëshiron të anashkalojë, por ai po ndeshet me njerëz që askush nuk i njeh. Dhe ai shkon rrotull duke thënë ‘më paguaj, më paguaj’. Absolutisht, kjo është pagesa më e madhe që do të bëni ndonjëherë”.

“Unë e kuptoj se ai paguhet, ai fiton para, por të luftosh me mua është paga më e madhe që ai do të ketë ndonjëherë”, përfundoi luftëtari i UFC-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori