LAJMI I FUNDIT:

Khabib Nurmagomedov: Canelo është boksieri më i mirë në botë

Khabib Nurmagomedov: Canelo është boksieri më i mirë në botë

Saul Alvarez apo i njohur si Canelo ka pasur një 2021 të shkëlqyeshëm dhe boksieri meksikan u bë një kampion i vërtetë duke mposhtur të gjithë në divizionin e tij, duke i lënë përshtypje shumë njerëzve, përfshirë edhe legjendës së UFC, Khabib Nurmagomedov.

Ish-kampioni i UFC-së ka folur në lidhje me boksin dhe boksierët, teksa nuk ka hezituar që meksikanin Canelo ta cilësoj si më të mirin në botë aktualisht.

“Shumë boksierë fitojnë shumë para, dua të them, ata shkojnë nëpër botë duke ofruar shfaqje, por tani, si Joshua, Fury, Usyk, Lomachenko dhe natyrisht Canelo dhe shumë të tjerë. Emra të mëdhenj në boks”, ka thënë fillimisht Khabib për CNN.

Canelo nokauton Plantin dhe bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i boksit në peshën super të mesme
Lexo po ashtu Canelo nokauton Plantin dhe bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i boksit në peshën super të mesme

“Për Canelon, unë mendoj, me të vërtetë, se ai është boksieri më i mirë për kile për kile sot në botë”.

“Ndoshta pranë tij janë Usyk dhe Tyson Fury, por unë mendoj se Canelo është numri një”.

Canelo është boksieri i parë në histori që bëhet kampion i padiskutueshëm në peshën super të mesme, dhe Khabib gjithashtu e krahasoi boksin me ish-sportin e tij, MMA.

Canelo me titujt e tij në boks

Unë nuk mendoj se boksi ka ndalur, sepse boksi ka qenë shumë përpara MMA, sa vite ka kaluar? 120? 150? Boksi është një nga sportet më të vjetra në botë”.

“Dhe ju e dini se sa sportistë, kampionë të mëdhenj, qenie të mëdha njerëzore, boksi u ka dhënë njerëzve, e dini? Tani për tani është sikur boksi është në një pozicion”, përfundoi luftëtari nga Dagestani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori