LAJMI I FUNDIT:

A do ta përshpejtojë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE lufta në Ukrainë?

A do ta përshpejtojë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE lufta në Ukrainë?

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, thonë se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë procesin e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të forcimit të stabilitetit, tani pas agresionit rus në Ukrainë.

Ata vlerësojnë se Rusia paraqet kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për shtetet tjera që kundërshtojnë forcën e saj pushtuese ndaj shteteve sovrane, andaj integrimi evropian i shteteve të rajonit mund t’i evitojë rreziqet për një destabilizim të mundshëm.

“Për gjithë botën për momentin sfidë është kriza ruso-ukrainase, përkatësisht agresioni rus ndaj Ukrainës. Kjo është një ngjarje që po ndryshon botën dhe ne si shtet anëtar i NATO-s dhe shtet kandidat për anëtarësim në BE, në tërësi mbështesin politikat e bllokut evropian, por edhe ne presim që BE-ja të përshpejtojë procesin e integrimit evropian. Hapja e negociatave të anëtarësimit do të ishte një sinjal i mirë për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke marrë parasysh kërcënimet që vijnë nga Rusia ndaj gjithkujt që kundërshton agresionin e saj. Ne jemi të përkushtuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, dhe në këtë drejtim presim edhe mbështetjen e BE-së, që përfundimisht të zhbllokohet procesi integrues”, thotë Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane.


Edhe opozita maqedonase thekson nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, por nuk beson se kjo do të arrihet pa një marrëveshje me Bullgarinë. OBRM-PDUKM-ja dyshon se Qeveria mund të shfrytëzojë konfliktin në Ukrainë për të bërë lëshime ndaj Bullgarisë.

“Qëndrimi jonë, të cilin e kemi edhe para një muaji e të cilin e themi edhe tani, është se situata nuk po merret aq seriozisht sepse Qeveria po përgatitet për lëshime të reja në favor të Bullgarisë. Sofja ka kërkuar garanci nga BE-ja se do të respektohet një marrëveshje e mundshme, por edhe ne kërkojnë të njëjtën gjë, pasi Sofja në vazhdimësi mund kushtëzojë integrimin, duke marrë parasysh se është një proces i gjatë dhe përplot me kërkesa që mund ajo ti bëjë”, thotë Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.

Muhamet Halili, njohës i çështjeve ndërkombëtare dhe kryetar i këshillit të ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut, thotë se institucionet po veprojnë mirë me kërkesat për përshpejtimin e integrimit evropian, meqë, sipas tij, nga Moska gjithçka mund të pritet, kërcënime e deri te ndonjë destabilizim i mundshëm në shtetet e rajonit.

“Bashkimi Evropian duhet ta ketë në konsideratë një gjë të tillë sepse ka të bëjë me një armik i cili është agresor dhe i cili ka ambicie të mbrapshta, jo vetëm në pjesët ku tani ka depërtuar, në Ukrainë, por tendenca destabilizimi edhe në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, një kërkesë e tillë është shumë legjitime. Besoj se është koha që BE-ja të bëjë një hap të tillë dhe të mos merret me procedura administrative, jo zgjidhja e çështjeve bilaterale, e kështu me radhë”, thotë Halili.

Ai thotë se nga mbyllja e kontestit me Maqedoninë e Veriut do të përfitonte edhe Bullgaria, pasi edhe ajo, sipas Halilit, është nën kërcënim të Moskës, prandaj zhbllokimi i procesit të integrimit evropian do të ishte një problem me pak për Sofjen, në kohën kur rajoni më i gjerë po përballet me destabizilim të mundshëm.

“Absolutisht jemi para një kërcënimi për të gjithë njësoj, andaj një vazhdim i bllokimit të mëtutjeshëm nga ana e Bullgarisë ujin do ta çonte në mullirin e Rusisë. Prandaj konsideroj se shumë do të fitonte BE-ja sikur edhe Bullgaria e Maqedonia e Veriut nëse sa më shpejt zhbllokohet kjo çështje”, thotë Muhamet Halili, njohës i çështjeve ndërkombëtare dhe kryetar i këshillit të ambasadorëve.

Sofja, në nëntor të vitit 2020 përdori veton për të bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Bullgaria kërkon që Maqedonia e Veriut të pranojë se gjuha dhe identiteti i saj deri para vitit 1945 kanë pasur “rrënjë bullgare”, si dhe pakica bullgare që jeton në Maqedoninë e Veriut të jetë pjesë e Kushtetutës së këtij vendi./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator në vendin e ngjarjes

Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator në vendin e ngjarjes

Kronika e Zezë
Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Lajme
U kërcënua me jetë, Prokuroria nis hetimet për kanosje ndaj kryetarit të Zubin Potokut

U kërcënua me jetë, Prokuroria nis hetimet për kanosje ndaj kryetarit të Zubin Potokut

Lajme
Kalo në kategori