Nga mposhtja e Real Madridit tek bashkimi me ushtrinë e Ukrainës: Historia e pabesueshme e Vernydub
Yuriy Vernydub është një trajner futbolli, menaxher i kampionëve moldavë, Sheriff Tiraspol, por ai është gjithashtu një ukrainas krenar dhe një nga ata që kanë hequr dorë nga angazhimet profesionale për momentin në mënyrë që të bëhet ushtar dhe t’i bashkohet luftës kundër pushtimit rus të atdheut të tij.
Me tensionin politik në Evropën Lindore, shumë prej njerëz janë detyruar të largohen nga Ukraina në vazhdën e veprimeve ushtarake të sanksionuara nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Vernydub, i cili ka bërë tituj mediash në Ligën e Kampionëve këtë sezon, po shkon në drejtim të kundërt ndërsa përpiqet të ndihmojë në rivendosjen e paqes në një rajon që është bërë fokusi i zemrave dhe mendjeve në mbarë botën.
Cila është historia e Vernydub?
Gjashtë muaj më parë – më 21 shtator 2021 – Vernydub udhëhoqi një nga befasitë më të mëdha në historinë e Ligës së Kampionëve, kur Sheriffi mahniti 13 herë kampionët evropianë, Real Madridin, duke i mposhtur 2-1 në Santiago Bernabeu.
Pasi kaluan katër raunde kualifikuese për të arritur në fazën e grupeve, të rinjtë nga Transnistria dëshmuan se mund të përballeshin me klubet elitare evropiane.
Sheriffi nuk ishte në gjendje të kalonte në fazën e eliminimit direkt, por ata ranë në Ligën e Evropës pas përfundimit në vendin e tretë në një grup që përfshinte gjithashtu kampionët e Serie A, Interin dhe gjigantët ukrainas Shakhtar Donetsk.
Më 24 shkurt ata patën një epërsi prej dy golave kundër gjigantit portugez, Braga, në “play-off”-in e eliminimit për të humbur përfundimisht në penallti dhe për të parë të mbyllej një aventurë e paharrueshme, por vetëm brenda disa ditësh nga ajo garë, jeta e Vernydub dhe bashkëkombësve të tij ka ndryshuar përgjithmonë.
Deklarata pasionante e Vernydub
56-vjeçari, i cili pranon se “nuk ka probleme me përdorimin e armëve të zjarrit” ka bërë një deklaratë pesionante për gjigantin mediatik BBC.
“Djali im më telefonoi në orën 4:30 të mëngjesit dhe më tha se rusët na sulmuan. E dija atëherë se do të kthehesha në Ukrainë për përleshje”.
“Fluturuam në shtëpi dhe zbritëm në Iasi, Rumani. Më pas shkova me autobus për në Tiraspol, në Transnistria, me pjesën tjetër të ekipit të premten në mbrëmje dhe u nisa për në Ukrainë si gjëja e parë e së shtunës në mëngjes. U regjistrova të dielën”.
“U deshën 11 orë nga Tiraspol për në shtëpinë time në Ukrainë, duke udhëtuar përmes Odessa, pastaj përmes Kirovgrad, Kryvyy Rih dhe më pas Zaporoje, por nuk mund të them se ishte e vështirë”.
“Nuk dua të të gënjej. Ndërsa po kthehesha në shtëpi, pashë shumë burra të fortë që po largoheshin nga vendi. Nëse ata do të kthehen, do të jem i lumtur. Unë e kuptoj se ata u larguan me familjet e tyre në Moldavi, Rumani e kështu me radhë”.
“Nga zona jonë janë larguar shumë burra… burra nga Kharkovi, Zaporoja, Lugansku, Donetsk. E kuptova në atë moment që nuk mund të bëj të njëjtën gjë. I thashë vetes që sapo të kthehem në shtëpi, do të shkoj të regjistrohem”.
“Njerëzit afër meje u përpoqën të më ndalonin. Gruaja ime, fëmijët e mi, nipërit e mbesat e mia. Unë qëndrova i fortë dhe falënderoj gruan time që më mbështeti. Ajo e njeh karakterin tim. Nëse marr një vendim, nuk do ta ndryshoj”.
Sheriff Tiraspol manager Yuriy Vernydub is primed and ready!
He defeated Real Madrid in the autumn
Now he’s joined the territorial defence effort too ?????? pic.twitter.com/8OsY7kOHST
— Zorya Londonsk (@ZoryaLondonsk) February 28, 2022
“Ne mund të kishim shkuar në Moldavi dhe ky opsion është ende i hapur për fëmijët e mi, për gratë e tyre, për nipërit e mbesat e mia. Por, unë dhe gruaja ime do të qëndrojmë këtu me siguri”.
“Për momentin mendoj se nuk jam shumë larg konfliktit. Betejat më të rënda janë ndoshta 120 kilometra larg vendit ku jemi. Por, unë e mora vendimin tim, kështu që gjithçka është në rregull. Unë nuk kam frikë”.
“Unë isha në ushtri kur isha i ri – ishte e detyrueshme ta bëja për dy vjet. Por ishte në një njësi për sportistët. Për dy muaj na mësuan teorikisht dhe më pas mësuam të trajtonim armën. Por, kjo ishte shumë kohë më parë. Nuk mund të them se kam ndonjë problem me përdorimin e armëve të zjarrit, di t’i përdor ato”, ka thënë Vernydub, i cili tashmë është një ushtar me uniformë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje