Trajneri i Sheriff Tiraspol, Yuriy Vernydub, i cili u përball me Real Madridin dhe Interin në fazën grupore të Ligës së Kampionëve këtë sezon, i është bashkuar ushtrisë ukrainase në luftën kundër Rusisë.

Saktësisht pesë muaj më parë, më 28 shtator 2021, Sheriff e shokoi Real Madridin e Carlo Ancelottit duke e mposhtur në Santiago Bernabeu me rezultat 2-1.

Klubi moldav fitoi shtatë pikë nga gjashtë ndeshje grupore dhe vazhdoi garën në Ligën e Evropës, ndërkohë që Los Blancos dhe Interi vazhduan në fazën e eliminimit direkt të garës prestigjioze.

(Foto: Twitter/Zorya Londonsk)

Vernydub, i cili ka lindur në vitin 1966 Zytomyr të Ukrainës, është kthyer në vendlindje duke iu bashkuar ushtrisë për mbrojtjen e vendit nga sulmet ruse.

Reklama
LIVE: Dita e pestë e agresionit, delegacioni ukrainas mbërrin për bisedime me Rusinë - Putinit 'nuk i kanë dalë matjet ashtu siç planifikonte' LIVE: Dita e pestë e agresionit, delegacioni ukrainas mbërrin për bisedime me Rusinë - Putinit 'nuk i kanë dalë matjet ashtu siç planifikonte'

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi, në të cilën shihet 56-vjeçari së bashku me dy persona të tjerë të veshur me rroba ushtrie. /Telegrafi/

Reklama