Mëngjesin e së martës 14 vjeçari Riad Hyseni u ther për vdekje rrugës për në shkollë, nga një 15-vjeçar tjetër.
Klani mëson se i dyshuari E.V. është banor i së njëjtës lagje, nxënës i shkollës së mesme. I njëjti, pasi e sulmoi të ndjerin u nis për në shkollën e tij, sikur të mos kishte ndodhur gjë.
“Transporti niset prej Hotel Grand, në ora 8 e 5, dhe ata në 8 e 30 duhet me qenë në shkollë e në 9 fillon mësimi. Edhe ai ka qenë dje në orar të duhur në shkollë, ka ardhë si çdo ditë deri në orën e fundit të mësimit”, ka thënë drejtori i Shkollës së Mesme “Rezonanca”.
E.V. vijoi mësimin pa telashe duke mos ditur që 14-vjeçarit i shkaktoi plagë fatale.
Duke qenë se shkolla ku mësonte i dyshuari ua merr nxënësve telefonat mobilë që në hyrje, ai apo shokët tjerë nuk patën qasje në lajme. Tek pasi u kthye në shtëpi kuptoi për vdekjen, që ia rrëfeu prindërve. Në polici u dorëzua vetë, rreth orës 20, bashkë me thikën që dyshohet se u përdor në krim.
Vepra për të cilën dyshohet, zor të besohet nga stafi i shkollës që thonë fjalë të mira për sjelljen e tij.
“Mund të them lirisht që ka qenë ndër nxënësit më të mirë në shkollë, gjysmëvjetorin e ka mbyllë me gjitha 5, nuk e ka pas asnjë mungesë”, tregoi drejtori Sylejman Buqaj për Klanin.
Ende nuk ka një motiv zyrtar për atë që ngjau në Kodrën e Trimave. Edhe i mituri është mbrojtur në heshtje. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251