LAJMI I FUNDIT:

Konflikti në Ukrainë, Peleshi: Shqipëria me rreth 200 trupa gati nëse ka kërkesë nga NATO-s

Konflikti në Ukrainë, Peleshi: Shqipëria me rreth 200 trupa gati nëse ka kërkesë nga NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u shpreh sot se Shqipëria ka rreth 200 trupa ushtarake në pozicione të ndryshme, në gatishmëri për t’u alokuar sipas kërkesave të NATO-s, në rast të një nevoje nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë.

Në një intervistë për Klan News, ministri Peleshi tha se Shqipëria ka prej kohësh një trupë prej 20 ushtarësh në Letoni, ndërsa kohët e fundit ka zhvendosur edhe 30 forca speciale në Kosovë, për të kontribuuar në rritjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.


Po ashtu, një grup prej 100 trupash ushtarake është gati të alokohet në kufijtë lindore të NATO-s.

Përfundon 72 orë stërvitje, Forcat e Armatosura të Shqipërisë gati për testimin e NATO-s
Lexo po ashtu Përfundon 72 orë stërvitje, Forcat e Armatosura të Shqipërisë gati për testimin e NATO-s

Peleshi u shpreh se Rusia ka kryer një agresion të pashembullt në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore, por është shumë larg të mendohet se kufijtë e NATO-s mund të preken.

Si pjesë e NATO-s, ministri Peleshi theksoi se Shqipëria është e sigurt.

Megjithatë, ai sqaroi se për shkak të agresionit rus, NATO po e shton sigurinë e saj në kufijtë e saj lindorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori